Ish-komandanti i KFOR-it Reinhard: ″politika nuk ka një strategji të përgjithshme për Ballkanin″ | Studimi në Gjermani | DW | 13.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ish-komandanti i KFOR-it Reinhard: "politika nuk ka një strategji të përgjithshme për Ballkanin"

Në gazetën "Passauer Neue Presse" botohen disa opinione të ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Klaus Reinhardt.

Gjermania qysh prej 12 vjetësh është angazhuar me trupa paqësore në Somali, në Bosnje, në Kosovë dhe në Afganistan. Sipas Reinhard deri më sot asnjëri prej këtyre misioneve nuk ka arritur suksesin e vërtetë. Sipas tij arësyeja ka të bëjë me faktin: se misionet paqësore vetëm mund t´i sigurojnë vendimet politike, por nuk mund t´i zëvendësojnë ato. Këtë tezë Reihard e ilustron me rastin e Kosovës: gjashtë vjet pas luftës në Kosovë është ende e nevojshme prania masive e trupave ndërkombëtare në mënyrë që të ruhet qetësia midis grupeve të popullsisë. Se sa e brishtë është paqja në këtë rajon, sipas gjeneralit Reinhard, e dëshmuan ngjarjet e marsit një vit më parë. Shkak për këtë situatë thekson më tej Reinhard është, se "politika nuk ka një strategji të përgjithshme për Ballkanin". Gjenerali gjerman që ka qenë komandant i KFOR-it nga viti 199 deri në prill të vitit 2000 nënvizon, se statusi i Kosovës vazhdon të jetë i pasqaruar, ndonëse ka disa modele ende nuk ka uninimitet midis vendeve të BE-së si dhe midis vetë BE-së dhe SHBA. Si rjedhojë nënvizon Reinhard, pa një zgjidhje të statusit nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Këtë e dëshmon edhe mungesa e investimeve në Kosovë gjë që do të mundësonte dhe privatizimin e ndërmarrjeve ish-socialiste. Ndërsa papunësia në disa qytete të Kosovës është sot 75% madje edhe 90%. Një tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm është, se vështirësitë ekonomike nxisin edhe urrejtjen midis grupeve të popullsisë e si rjedhojë në kushte të tilla nuk mund të ketë pajtim dhe paqe të vërtetë, thekson gjenerali Klaus Reinhard në intervistë për gazetën gjermane "Passauer neue Presse".

  • Data 13.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvX
  • Data 13.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvX