Ish-kancelari gjerman Shrëder dhe lidhjet e tij me koncernin Gasprom | Politika | DW | 03.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ish-kancelari gjerman Shrëder dhe lidhjet e tij me koncernin Gasprom

A do të kthehet ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder në një pengesë politike? Angazhimi i tij në koncernin rus për energjinë, Gasprom, ka shkaktuar reagime të ashpra në jetën politike gjermane

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schrëder

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schrëder

Të gjithë e kritikojnë ish- kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder për shkak të postit që ka marrë tani si kryetar i këshillit mbikqyrës të firmave ruse që do të involvohen në ndërtimin e gazësjellësit të detit Baltik: Shtypi gjerman, anëtarë të opozitës në parlamentin gjerman e madje edhe politikanë nga rradhët e partisë socialdemokrate SPD. Sipas tyre, Shrëder ka shpërdoruar postin e kancelarit gjerman për interesa private ekonomike. Shrëderi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Por sa herë që publikohen informacione të reja, si për shembull garancia e qeverisë së Shrëderit për realizimin e projektit që kushton miliarda dollarë, Shrëder duhet të shfajësohet sërish.

Por fajin për këtë situatë të nderë nuk e ka shtypi, siç shprehet ish kancelari gjerman. Ndoshta Shröder do të kishte qënë më i mençur po të kishte pritur edhe pak kohë, përpara se t´i dedikonte karrierën e tij, botës së ekonomisë. Një hap tjetër i zgjuar do të kishte qënë, sikur Shrëder të mos kishte marrë fare pjesë në biznesin rus të gazit. Shrëder nuk i fshehu ndonjëherë përpara opinionit publik marrëdhëniet e ngushta që kishte me presidentin rus Putin. Kur ishte ende kancelar, ai theksonte se Rusia është një shtet shumë i rëndësishëm për Gjermaninë.

Dhe së fundi marrëdhëniet e ngushta mes dy politikanëve më të rëndësishëm të Gjermanisë dhe Rusisë, kanë qënë gjithmonë relevante për interesat politike gjermane. Por tani Shrëder nuk është më kancelar, gjë që nuk ka ndryshuar asnjë aspekt të shoqërisë së ngushtë që ka ende me Vladimir Putinin. Pikërisht kjo është edhe pika kryesore e kritikave ndaj personit Gerhard Shrëder: Më thuaj me cilin rri, që të të them se kush je.

Shefi i Kremlinit nuk gëzon ndonjë imazh të mirë në Perëndim. Putini kritikohet se kërkon të ushtrojë kontroll mbi të gjitha mediat elektronike në vend, se nuk ka ende ndonjë zgjidhje për luftën me Çeçeninë, se ushtria ruse nuk i respekton të drejtat e njeriut, se politikanët dhe diplomatët rusë rrjedhin nga qarqet e ish- shërbimit sekret sovjetik. Askush nuk e vlerëson Putinin si një "diplomat të pastër", përveç Schrëderit. Madje ish kancelari Shrëder kundërshton me vrull çdo mendim se Putini mund ta përdorë furnizimin me gaz natyror si armë politike, ndonëse vetë presidenti rus e bëri këtë gjë, duke i prerë për disa ditë me rradhë furnizimin me gaz shtetit fqinj Ukrainë.

Duket sikur Shrëder i hedh poshtë të gjitha këto hamendësi. Ai vazhdon t´i kushtojë rëndësi të veçantë shoqërisë që ka me Putinin. Por me pranimin e postit pranë firmës Gasprom, Shrëder rrezikon të humbasë imazhin e tij në Gjermani.

  • Data 03.04.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqX
  • Data 03.04.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqX