Ish-gjenerali kroat i akuzuar për krime lufte, Ante Gotovina është arrestuar | FOKUS | DW | 08.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ish-gjenerali kroat i akuzuar për krime lufte, Ante Gotovina është arrestuar

Ish-gjenerali kroat i akuzuar për krime lufte që kerkohet prej kohësh, Ante Gotovina është arrestuar në Tenerifa. Ai ndodhet tani në burg, deklaroi sot në Beograd kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte . Ajo falenderoi autoritetet spanjolle për mbështetjen që kanë dhënë. Gotovina do të dërgohet tani në Hagë.
Mosarrestimi i Gotovinës kishte penguar deri tani pranimin e Kroacisë në NATO dhe në BE. Gotovina, që ishte fshehur prej vitit 2001, dyshohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 150 serbëve dhe dëbimin e 15.000 njerëzve nga Krajina.
  • Data 08.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqke
  • Data 08.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqke