Ish-azilkërkuesit ende pa dokumenta | Politika | DW | 10.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ish-azilkërkuesit ende pa dokumenta

Përfundoi Konferenca e Ministrave të Brendshëm në Karlsrue. Megjithë propozimet e ardhura si nga landet unioniste ashtu edhe nga ato socialdemokrate, konferenca u mbyll pa vendim për statusin e personave me Duldung

Ministri i brendshëm i Bavarisë Gynter Bekshtajn CSU

Ministri i brendshëm i Bavarisë Gynter Bekshtajn CSU

"Përsëri do ta sjellim në rendin e ditës këtë çështje," - premtoi në përfundim të konferencës dy ditore, ministri socialdemokrat i Berlinit, Eberhardt Kërting. Ai vetë do të kishte preferuar një rregullore për ata ish-refugjatë, që janë në gjendje të mbajnë vetveten dhe nuk varen nga ndihma sociale.

Një propozim, që jo vetëm mbështetej nga kolegët socialdemokratë të landeve Rajnland-Pfalc, Meklenburg-Forpomern dhe Shlesvig-Holshtajn, por pjesërisht edhe nga vende unioniste si landi i Hesenit. Propozime kishin sjellë edhe ministri liberal i Nordrajn-Vestraflisë dhe ai unionist i Saksonisë së Poshtme. Por ministrat, të cilët duhet t’i marrin vendimet unaninimisht, nuk ranë dakord për asnjërin prej tyre.

"Do të presin rezultatet e analizës vlerësuese të zbatimit të ligjit të ri të migracionit dhe të marrëveshjes së koalicionit" tha kryetari i radhës se Konferencës, ministri i brendshëm i Baden Vyrtembergut, Heribert Reh, të premten në Karlsrue.

Bekshtajn në krye të grupit të punës

Konferenca për këtë qëllim caktoi ngritjen e një grupi pune, që do të merren me këtë evaluim, në krye të të cilit, "i ra shorti të jetë ministri i Bavarisë", siç lajmëroi vetë Gynter Bekshtajn para gazetarëve në konferencë.

Në një intervistë dhënë Dojçe Veles në shqip ai ishte shprehur më parë kundër rregullimit të statusit për ish-azilkërkuesit nga Ballkani. Në Gjermani jetojnë gjitshej 60 mijë kosovarë me Duldung.

Bekshtajn sinjalizoi, se nuk do të ketë rregullim paushal për ish-refugjatët dhe -azilkërkuesit, pasi ligji i migracionit ofron instrumente të mjaftueshme për të zgjidhur problemet humanitare.

"Të mos krijohet përshtypja e gabuar që nuk do të ketë kthime të detyrueshme," - tha politikani kristiansocial nga Bavaria. "Përkundrazi, ne do ta zbatojmë deri në fund ligjin e të huajve, siç kemi bërë edhe më parë!"

Bavaria ende nuk e ka ngritur komisionin e rasteve të jashtëzakonshme, që këshillon ligji i ri për migrantët, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit.

  • Data 10.12.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqry
  • Data 10.12.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqry