Irani zgjeron kompleksin e ujit të rëndë në Arak | Politika | DW | 26.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Irani zgjeron kompleksin e ujit të rëndë në Arak

Zgjerimi i programit bërthamor vazhdon megjithë paralajmërimet ndërkombëtare

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton kompleksin për ujin e rëndë në Arak

Presidenti iranian Ahmadinexhad viziton kompleksin për ujin e rëndë në Arak

Irani ka ndërmarrrë të shtunën një hap tjetër drejt zgjerimit të programit të tij të kontestuar bërthamor. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka përuruar në afërsi të Arakut 230 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Teheran, një linjë për prodhimin e të ashtuquajturit ujë të rëndë. Në reaktorët e ujit të rëndë të cilat përdorin këtë ujë si mjet ftohjeje ose frenimi, mbetja industriale është plutoni i cili mund të përdoret për ndërtimin e armëve bërthamore.

Irani nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga e drejta e tij për shfrytëzimin paqësor të teknikës nukleare, të mbështetur në nenin 4 të Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore, edhe pse rezoluta 1696 e Kombeve të Bashkuara e detyron për këtë.

Një javë përpara mbarimit të afatit të ultimatumit të rezolutës, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka përuruar me festime një pjesë të projektit për ujin e rëndë. Në stacionin në Hondab sipas të dhënave të autoriteteve në të ardhmen do të prodhohen deri 16 tonë ujë i rëndë, ose më shumë se dyfishi i sasisë së prodhuar deri tani. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Hamid Reza Asefi, e ka cilësuar zgjerimin e centralit si një hap të madh përpara dhe ka theksuar të drejtën e vendit për përdorimin e teknikës nukleare për qëllime paqësore.

Një bashkëpunëtor i programit bërthamor iranian kishte njoftuar pak kohë më parë se projekti do të hynte në një fazë të re, por nuk bëhej fjalë për vënien të punë të reaktorit.

Në Arak i cili ndodhet rreth 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit, po ngrihet një komplex për prodhimin e ujit të rëndë në të cilin është i integruar edhe një reaktor kërkues për ujin e rëndë. Ky tip reaktori vlerësohet jo ekonomik për prodhimin e energjisë por në kombinim me një një tjetër linjë mund të përdoret për fitimin e plutonit. Prej tij mund të prodhohen edhe armë bërthamore. Për këtë arsye thirrja që bëhet në rezolutën 1696 të Kombeve të Bashkuara kërkon jo vetëm pezullimin e punimeve në centralin e Natancit ku Irani në pranverë arriti të pasuronte uran, por edhe mbylljen e kompleksit në Arak.

Zgjerimi i përuruar me festime në Arak do të ngjallë me siguri zemërimin e pesë fuqive me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit si dhe të Agjensisë Ndërkombëtare për energjinë bërthamore. Pokeri reth programit bërthamor të Iranit bëhet kështu edhe më tensionues. Të mërkurën e kaluar Teherani iu përgjigj një oferte të bërë nga perëndimi dy muaj më parë. Hollësitë e dokumentit prej 21 faqesh nuk janë bërë publike por pakënaqësia në Uashington, Paris dhe Berlin u shpreh hapur. Zyrtarisht Irani ka ritheksuar strategjinë e tij të dyfishtë: jemi në çdo kohë të gatshëm për bisedime por mos na hiqni të drejtën për shfrytëzimin e teknikës bërthamore. Kjo e drejtë është nënvizuar edhe një herë me zgjerimin e kompleksit të ujit të rëndë në Arak.

  • Data 26.08.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqoi
  • Data 26.08.2006
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqoi