Irani mund ta pasurojë uraniumin në Rusi nën vëzhgim ndërkombëtar | Bota | DW | 11.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani mund ta pasurojë uraniumin në Rusi nën vëzhgim ndërkombëtar

Sipas gazetës "New York Times" Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do ti paraqesin bashkarisht Iranit një propozim mbi programin e tij të diskutueshëm bërthamor. Sipas saj, propozimi është diskutuar të martën midis ministres së jashtme amerikane Condoleeza Rice dhe drejtorit të Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore Mohammed El Baradei gjatë vizitës së këtij të fundit në Uashington. Propozimi i jep Iranit të drejtën të zhvillojë një program të kufizuar bërthamor duke e pasuruar uraniumin në Rusi. Qenia e këtij propozimi kompromisi pohohet nga qarqe të organizatës me bazë në Vjenë.

Pamje nga stacioni bërtahmor iranian i Isfahanit

Pamje nga stacioni bërtahmor iranian i Isfahanit

Sipas gazetës Iranit do ti bëhet nga El Baradei ky propozim: Teherani ka të drejtë të vazhdojë kthimin e uraniumit në gjendje të gaztë, një shkallë paraprake në procesin e pasurimit të uraniumit. Procesi i mirëfilltë i pasurimit do të ndodhte në Rusi e do ti nënshtrohej kontrollit ndërkombëtar.

Ky pozicion që mbështetet bashkarisht nga SHBA dhe tri fuqitë negociuese evropiane: Britani e Madhe, Francë dhe Gjermani, do ti paraqitet Organizatës për Energjinë Bërthamore në mbledhjen e saj të radhës më 24 nëntor. Ky pra është pani sipas "New York Times"-it dhe qarqeve diplomatike vjeneze.

Po sipas gazetës, përfaqësues qeveritarë, të cilët nuk deshën të përmenden me emër, ia përshkruan asaj ofertën si përpjekje për t'i nxjerrë nga qorrsokaku bisedimet e ngecura në vend me Iranin për programin e tij bërthamor. Irani kërkon të drejtën që si nënshkrues i marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore të mund të pasurojë uranium. Deri në verë vlente një moratorium vullnetar, të cilit Teherani gjykon se nuk duhet t'i përmbahet më pas dështimit të negociatave me grupin "EU 3".

Për arsye të shkeljes së kufizimeve të vëna nga Organizata e Energjisë Bërthamore Iranit iu tërhoq verëjtje zyrtarisht në shtator. Rezoluta u pranua me 22 vota për e një kundër, por shumë shtete si Rusia dhe Republika Popullore e Kinës abstenuan në votim. Pas kësaj SHBA shpresuan se si hap të mëtejshëm Organizata e Energjisë Bërtahmore do ta nxirrte Iranin para Këshillit të Sigurimit për programin bërthamor, me synimin për të vendosur atje sanksione kundër Teheranit. Tani duket se po pranohen bisedime të reja megjithëse në Uashington sundon skepticizmi lidhur me atë nëse udhëheqja iraniane do ta pranojë ofertën e re.

Në fakt uraniumi në gjendje të gaztë nuk është ende lëndë djegëse bërthamore, por ai mund të pasurohet në centrifuga e të përdoret si e tillë në centralet bërthamore ose për prodhimin e armëve bërthomore. Sipas propozimit të fundit Irani vetëm sa so ta eksportonte të drejtën e vet për të pasuruar uranium.

  • Data 11.11.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNR
  • Data 11.11.2005
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNR
Reklamë