Irani dhe Korea e Veriut në axhendën e Këshillit të Sigurimit | Bota | DW | 13.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani dhe Korea e Veriut në axhendën e Këshillit të Sigurimit

Pritet vendim i shpejtë lidhur me rezolutën për Iranin, ndërkohë që çështja e Koresë së Veriut e ka futur Këshillin e Sigurimit në krizë.

Këshilli i Sigurimit në selinë e OKB-së në Nju Jork

Këshilli i Sigurimit në selinë e OKB-së në Nju Jork

Grindja në forumin më të lartë të OKB-së lidhur me një reagim të përshtatshëm ndaj testimit të raketave koreano-veriore të mërkurën më 12 korrik morri një kthesë të papritur. Kina dhe Rusia që nuk kanë dashur të votojnë për rezolutën e propozuar nga Japonia dhe ShBA paraqitën një projektrezolutë të vetën.

Shqetësimet e para diplomatike që shkaktoi testimi i raketës koreano-veriore nxitën edhe reagimin "e shpejtë dhe të fuqishëm" të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Por 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk janë në unanimitet, ndërkohë që rezoluta e propozuar së fundi nga Kina dhe Rusia nuk është solide. Kjo kundërezolutë qëndron shumë larg asaj që kanë propozuar ShBA dhe Japonia: në të s´përmendet me asnjë fjalë kërcënimi i sigurisë ndërkombëtare prej Koresë së Veriut, nuk jepet asnjë kërkesë e detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare në bazë të kapitullit shtatë të Kartës së OKB-së dhe nuk parashikohet asnjë sanksion. Por ndonëse nuk përmenden sanksione, bëhet fjalë për aksione, theksoi përfaqësuesi i Kinës Vang: "Në rezolutën tonë ne u kërkojmë shteteve që të ndërmarrin aksione konkrete."

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të japë mbështetje as në ndërtimin e raketave dhe as në blerjen e raketave koreano-veriore. Por për Japoninë, sipas përfaqësuesit Kenzo Oshima, një kërkesë e tillë është shumë pak dhe e papranueshme. Ai dhe bashkëautori amerikan i rezolutës, ambasadori i ShBA në OKB, Xhon Bollton, duan që t´i përmbahen formës së ashpër të rezolutës duke përfshirë edhe kërcënimin me sanksione. Nëse formalisht do të kërkohet miratimi i rezolutës amerikano-japoneze për Korenë e Veriut të paraqitur qysh më 7 korrik, është mëse e qartë, se Kina do të pengojë me veton e saj ndëshkimin ndaj Penjanit. Kësisoj Këshilli i Sigurimit edhe në rastin e kësaj krize ndodhet vet në krizë. Një marrëveshje, apo ndonjë kompromis i qëndrueshëm lidhur me Korenë e Veriut vështirë se mund të arrihet shpejt.

Ndaj çështja e Koresë së Veriut e madje edhe ajo e Gazës në Lindjen e Mesme do të zgjasin. Më urgjente është tani për Këshillin e Sigurimit çështja e grindjes atomike me Iranin. Kjo çështje u shqyrtua në këtë forum vetëm pak orë, pasi pesë fuqitë me të drejtë vetoje dhe Gjermania në sfondin e ngurimit që po tregon Teherani i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit për një ofertë kompromisi. Ndryshe nga rasti me Korenë e Veriut, për Iranin ekziston bindja se së shpejti do të arrihet në një marrëveshje.

Ambasadori amerikan në OKB, Bollton, u shpreh optimist, se më së voni në fillim të javës së ardhëshme do të arrihet një vendim mbi rezolutën për Iranin: "Ne do të vihemi sa më shpejt të jetë e mundur në lëvizje, e ndoshta qysh ditët e ardhëshme apo javën e ardhëshme." Bollton parashikon, që më së voni të mërkurën më 19 korrik të merret vendimi. Këshilli i Sigurimit duhet të përcaktojë në mënyrë të detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare, atë që kërkon prej Iranit Agjencia Ndërkombëtare Atomike dhe që deri më sot Teherani ka refuzuar ta pranojë. Ambasadori Bollton: "Fillimisht ne duhet të ndalim procesin e pasurimit të uranit duke ia vënë këtë si detyrim Iranit."

Që vendimi të merret sa më shpejt do të përdoret një truk diplomatik, në rezulta e diskutueshme për Iranin që bazohet në kapitullin e 7 të Kartës së OKB-së duhet të ndahet duke dhënë fillimisht një ultimatum dhe më pas të vendoset për sanksionet: "Ne do të bëjmë të qartë, e për këtë jemi duke negociuar tani në këshill, që Iranit t´i jepet vetëm një kohë e kufizuar saktë për të reaguar. Hapi tjetër, nëse nuk përmbushen kërkesat, do të jetë padiskutim vendosja e sanksioneve ekonomike", theksoi ambasadori i ShBA, Xhon Bollton.

  • Data 13.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL1
  • Data 13.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL1
Reklamë