Iraku i dha fund një kapitulli historik | Studimi në Gjermani | DW | 06.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Iraku i dha fund një kapitulli historik

Ish-pushtetmbajtësi irakian, Sadam Husein u dënua nga një gjykatë e posacme në Bagdad me vdekje, për shkak të një masakre të kryer ndaj shiitëve në vitin 1982. Komentatorët e shtypit të përditshëm gjerman trajtojnë kryesisht këtë temë

Saddam Hussein reagon ndaj dënimit me vdekje, 5 nëntor 2005

Saddam Hussein reagon ndaj dënimit me vdekje, 5 nëntor 2005

HEILBRONNER STIMME është e mendimit:

"Keqardhja për Sadamin është pa vend. Për kundërshtarët ose mbështetësit e dënimit me vdekje është e qartë: ish-diktatori irakian i ka shkaktuar popullit të tij një vuajtje të tillë të pafundme, sa ai duhet të dalë para drejtësisë, duke u përballur me të gjitha pasojat e saj. Por ky vendim i parë kundër ish-kryetarit të shtetit irakian nuk është shkak për kënaqësi për publikun botëror. Në Irak doli pa mëshirë në pah dështimi i bashkësisë ndërkombëtare: ne nuk jemi në gjendje t'u japim fund me një polici botërore diktaturave dhe të krijojmë në mënyrë të vazhdueshme paqe."

Në gazetën e Dyseldorfit, HANDELSBLATT lexojmë:

"Kjo është një ngjarje e padëgjuar për një vend, i cili për dekada të tëra ka përjetuar vetëm drejtësi të deformuar. Sadami, i cili me kultin e tij qesharak të personit e kishte bërë veten të ngjashëm me Zotin, para gjyqit u rrudh në një masë normale. Dhe procesi duhet të ecë edhe një hap tjetër më tej. Pas shiitëve, edhe kurdët duhet të kenë shansin, të trajtojnë nga ana juridike një krim"

Gazeta NIERDSÄCHSISCHE TAGEBLATT që botohet në Lyneburg komenton:

"Ajo që shqetëson nuk është rreptësia e Tribunalit të posacëm, por drejtimi i tij. Pas procesit gjyqësor për shkak të masakrës ndaj 148 shiitëve, në rend të ditës është sulmi me helm i ushtrisë irakiane të dominuar nga sunitët ndaj kurdëve. Një gjykatë speciale në shërbim të larjes etnike të hesapeve në vend të pajtimit kombëtar do ta përshpejtonte copëtimin e Irakut. Fatal do të ishte një proces i shkurtër. Nëse Sadami i përcillet menjëherë xhelatit, në këtë rast synimi kryesor i procesit rrezikohet: rivlerësimi i pamëshirshëm i diktaturës."

Gazeta e Maincit, ALLGEMEINE ZEITUNG shkruan:

"Krahasuar me numrin e madh të akteve të turpit, për të cilat me siguri duhet të përgjigjet në mënyrë direkte apo indirekte edhe Sadami, mund të konsiderohet e përshtatshme forma më poshtëruese e dënimit me vdekje sipas ligjeve irakiane, e cila nuk i jep atij asnjë plumb; nga ana politike, një masë e tillë do të ishte një gabim tjetër dhe një sinjal i gabuar, i cili prej Sadamit do të krijonte një martir për mbështetësit e tij."

Në lidhje me vendimin e gjykatësve në Bagdad, në gazetën e Essenit, WESTDEUTSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG lexojmë:

"Nëse e përshëndet apo e dënon vendimin me vdekje kundër Sadam Huseinit, këtë çdo njeri ta zgjidhë me veten e tij. E sigurtë është se Iraku i dha fund një kapitulli historik. Huseini, i cili i ka dhënë kaq shumë vuajtje dhe dhembje vendit të tij, mori vendimin e drejtësisë. Kjo është ana e mirë e lajmit. Ana e keqe: ky vendim nuk do ta frenojë spiralen e dhunës, nuk do t'i mbyllë hendekët në vend. Kjo nuk qe e mundur të bëhet as me arrestimin e Huseinit dhe as me vrasjen e dy djemve të tij."

Ndërrojmë temë.

Të shtunën në darkë, në disa pjesë të Gjermanisë dhe të Evropës Perëndimore u ndërpre për një orë energjia elektrike. Si shkak për këtë ndërprerje mendohet se janë problemet me një linjë elektrike në Emsland. Shtypi i përditshëm gjerman sheh nevojë për veprim tek politika dhe tek furnizuesit me energji elektrike.

Kështu lexojmë në gazetën e Mynsterit, WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN:

"Gjermanisë i duhet siguria e furnizimit me energji elektrike dhe duhet të jetë në gjendje të mbështetet tek aftësitë para së gjithash të gjigantëve energjitikë si Eon, RWE ose Vattenfall. Ndërprerja në shkallë të gjerë e energjisë elektrike ushqen dyshimin se kjo degë e ekonomisë vërtet punon në politikën e cmimeve në kurriz të klientëve, por se në investimet në rrjet dhe teknikë ka mangësi. Ministrat federalë të ekonomisë dhe konsumatorëve, Glos dhe Gabriel, të cilët kanë aktualisht probleme me koncernet, sic pritej lëshuan dje tone të ashpra. Mbetet këshilla ndaj konsumatorëve për të sjellë sa më shpejt të jetë e mundur dritë në errësirën e blackoutit."

Dhe së fundi gazeta që del Oberndorf SCHWARZWÄLDER BOTE:

"Për shkak të urisë së pafundme për para të katër koncerneve të mëdha, të cilat ndajnë tregun vendas, investimet për vite të tëra nuk kanë qenë të mjaftueshme; riparimi i rrugëve të furnizimit u spostua me mendjelehtësi për në të ardhmen. A i paguajmë për këtë arsye çmimet horror? Lidhje e shkurtër brutale në sistem: koncernet energjitike sigurojnë mjaftueshëm përfitime dhe bëjnë tmerrësisht pak për ne konsumatorët."

  • Data 06.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn8
  • Data 06.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn8