1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irakianët duan largim të shpejtë të amerikanëve

Daniel Scheschkewitz16 Dhjetor 2005

Sipas Institutit amerikan të Hulumtimeve 80 për qind e irakianeve janë për një tërheqje të shpejt të trupave amerikane - përkundër 30 për qind që ishin para tre vjetëve.

https://p.dw.com/p/ArMv
Fshatarë irakianë
Fshatarë irakianëFotografi: AP

Ekspertët e Irakut në Institutin e Pavarur të Hulumtimeve në Uashington "Brookings Instititut" në të tretin vit me radhë paraqitën shifrën për zhvillimet aktuale në Irak. Sipas kësaj shifre, 80 për qind të irakianeve janë për një tërheqje të shpejt të trupave
amerikane - përkundër 30 për qindve të para tre vjetëve. Irakianët se paku ekonomokisht kanë ecur përpara.

Furnizimi me energji elektrike ka arritur sërish nivelin e paraluftës. Numri i ërgjithshëm i prodhimeve prej 19 Miliard dollarësh amerikan në nëntor të vitit 2003, është rritur në 29 Miliard, ndërsa numri i linjave telefonike brënda vitit është rritur dyfish e më shumë.

Shifra, të cilat presidentit e SHBA-ve Gjorgj Bush i lënë vetëm një perfundim: "Në shumë shtete si në Mossul apo në Nadschaf sërish ka një gjallëri jete. Ekonomia irakiane rritet. Mijëra vende punë të reja janë hapur. Sipas një ankete, shtatë-prej
dhjetë irakianëve janë të kënaqur me jetën e tyre dhe gati dy e treta e popullit besojnë se në vitin tjetër do të jetë edhe më mirë".

Por, sipas Brookings-Institut, vetëm gjysma e irakianëve janë optimiste për të ardhmen e tyre. Në nëntor të vitit 2003, drejpërdrejt pas invazionit të SHBA-ve, ishin 65 për qind. Dukshëm nën nivelin e paraluftës ende lëviz shifra irakiane e naftës. Para luftës ishin 2,5 Million fuqi në ditë, përderisa ndërkohë janë vetëm 2 milion.

Reporteri i "Wall Street Journal" Yochi Dreazen ka kontrolluar rishtas rindërtimin e ekonomisë në Irak:"Ekonomia, në rajone të ndryshme të Irakut po shpërbëhet. Veriu kurd është në gjëndje më të mirë se sa të tjerët. Në territoret shiite në jug, ekonomia po të tërhiqet atje ku ka siguri. Në pjesën e madhe të territoreve shiite mbretëron varfëri e thellë".

Edhe sektori i sigurisë po përjeton ndryshime. Për shkak të rritjes së sulmeve terroriste dhe të atyre vetvrasëse - 90 në nëntorin e këtij viti përkunder 77
në nëntorin e vitit të kaluar, ka një rritje të shifrës edhe në masat e sigurisë. Në vitin e kaluar shifra ishte 114.000, ndërsa deri në fund të nëntorit të këtij viti kjo shifër është rritur në 210.000. Por, përderisa numri i ushtarëve dhe policëve të vrarë në Irak në krahasim me vitin e kaluar është rritur, si pasojë e këtyre trazirave kishte më pak vdekje të civilëve. Në nëntor të vitit 2005 ishin 600 të vrarë, përderisa kjo shifër po në nëntor të vitit të kaluar qëndronte në 1.500.