Intervistë me politikanin Sabri Godo | Ballkani | DW | 11.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Intervistë me politikanin Sabri Godo

Godo: "Shqipëria duhet ta zgjidhë çështjen e pronave konform standarteve europiane lidhur me pronësinë, pasi ajo ka të bëjë me të drejtat universale të njeriut dhe me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit."

Tirana

Tirana

DW: Dy gjykata, ajo Kushtetuese ne Shqiperi dhe Gjykata Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg kane nga nje padi te ish pronareve per ligjin e pronave, te miratuar se fundi. Ju, Zoti Godo , si nje nga hartuesit e Kushtetutes dhe figure e republikaneve, qe nuk e votuan kete ligj, a i gjeni te meta thelbesore ketij ligji?

Sabri Godo: Ky ligj ka lënë pa zgjidhur problemin e tokës, që është baza e të gjitha pronave. Ai , gjithashtu ka lënë në fuqi ligjin famëkeq 7501 që republikanët e kanë quajtur një ligj tipik leninist, që ia merr tokën njërit dhe ia jep tjetrit. Me pretendimin se i vë shqiptarët në një start të barabartë, gjë që nuk është aspak e vërtetë duke krijuar një ndërlikim të madh. Ky ligj është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, e cila njeh si pronë vetëm atë që është trashëguar ose blerë në mënyrë ligjore, noteriale.

DW: Si ka ndodhur që të djathtet ruajnë një parim leninist dhe shkelin Kushtetutën pikerisht tek e drejta e prones, motto e forcave te djathta? Si e shpjegoni ju qe parimi leninist, socialist nuk injorohet nga nje qeveri e djathte qe kerkon te thelloje reformat e ekonomise kapitaliste te tregut te lire? A nuk ka nje kontradiktë këtu?

Sabri Godo: A duhet te mbajmë në fuqi Kushtetutën apo ta fshijmë nenin e saj per te drejten e prones ? Apo te anullohet ligji 7501 dhe secilit t´i kthehet toka që ka patur para kolektivizimit, që u bë në sistemin komunist? Kemi një konflikt të pazgjidhur, që anashkalohet nga partite qe kane drejtuar politikën në Shqipëri.

Problemi i pronave nuk mund të quhet kurrsesi i zgjidhur. Ky ligj nuk bën rivendosjen e pronës ligjore në Shqipëri, as u jep fund spekullimeve që janë bërë deri tani , tjetersimit të prones nga administrata shtetërore dhe ligjet në fuqi që ka rezultuar në përvetësimin e pronës së tjetrit. Në Shqipëri u bë një punë gjysmake. Gjërat gjysmake janë zgjidhja më e keqe që nuk të çon gjëkund. Ky është një problem i madh që u përket gjithë shqiptarëve, problem që shtrihet në të gjithë sipërfaqjen e vendit, që ka penguar deri më sot zhvillimin e ekonomisë dhe vendosjen e shtetit ligor.

DW: Dëm jo i vogël? Ku e shihni ju burimin e kësaj të keqeje?

Sabri Godo: Këmbëngulja e PD dhe e Berishës, që pasi e përvetësuan këtë ligj nga socialistët, kur erdhën vetë në pushtet vunë tërë forcën e tyre për ta zbatuar. Në vend që të tërhiqeshin sepse ky ligj nuk të çon djathtas, nuk të çon drejt rivendosjes së të drejtës së pronës dhe të individit në Shqipëri. Ngulën këmbë në këtë gabim dhe vazhdojnë të ngulin këmbë sot e kësaj dite. Nisur herë pa here nga disa llogari që kanë të bëjnë me elektoratin; nga do të votonin njerëzit, do ta pranonin apo kundërshtonin këtë ligj. Çfarë do të donin më mirë shqiptarët? Askush nuk i ka pyetur deri më sot. Kështu shpjegohet pak a shumë se si një forcë e djathtë ra në një kurth të tillë, nguli këmbë për 15 vjet dhe vazhdon të ngulë këmbë edhe sot. Ky është një fenomen krejt shqiptar.

DW: A keni shpresa tek Gjykatat? A ka mundesi qe ato ta anulojnë ligjin?

Sabri Godo: Perspektiva nuk duket edhe aq e qartë. Ata që aspirojnë për një zgjidhje të drejtë nuk duhet të gënjejnë veten se nga sot me nesër do të arrihet ndonjë rezultat konkret. Këtu do të shpresoja tek ndërhyrja e Komunitetit Europian, qe të informohen mirë se si është gjendja në Shqipëri, sepse nga kontaktet që kam me zyrtarë dhe politikanë të KE kam vënë re për fat të keq se nuk e njohin gjendjen reale të Shqipërisë, mbështeten në verndimet e tyre vetëm nga raportet zyrtare duke krijuar koncepte tè gabuara mbi realitetin e gjërave në Shqipëri.

Për t´i dhënë një pëgjigje pyetje suaj. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do t´i japë ndonjë zgjidhje. Pasi kjo gjykatë anon nga konceptet e assj ideologjie që bëri këtë ligj. Shpresoj se Gjykata e Strasburgut mund të marrë një vendim të drejtë, por kjo kërkon një mbeshtetje të madhe juridike nga ana e ish-pronareve qe kanë bërë padinë por edhe një mbështetje financiare.

Qeveria e Tiranes perpiqet t´i thote Europës se i lava duart me pronat. Dhe kjo është demogogji që nuk e di se si do ta pranojë Komuniteti Europian. Që sot ky komunitet duhet t´i vejë një kufi të qartë Shqipërisë në lidhje me këtë çështje. Shqipëria duhet ta zgjidhë çështjen e pronave konform standarteve europiane lidhur me pronësinë, pasi ajo ka të bëjë me të drejtat universale të njeriut dhe me zhvilimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

DW: Ju flisni per standarte europiane. A nuk e bën të detyrueshme aplikimin e këtyre standarteve nënshkrimi i Marrveshjes së Stabilizim – Asocimit, Shqiperi – BE?

Te gjitha sa ju thatë në këtë intervistë për programin në shqip të DW, gjithë sa ka ndodhur me ligjin e pronës të bën të mendosh se vetë BE aplikoka dy standarte lidhur me mbrojtjen e te drejtave themelore te njeriut, në rastin tonë i të drejtës për pronıë: një rigoroz për vendet e tij anëtare dhe tjetrin tolerant ndaj shkeljes se ketyre te drejtave, për vende joanetare si Shqiperia,por kandidate që një ditë të anëtarësohen. A nuk ka këtu diçka që nuk shkon...

Sabri Godo: Kjo është shumë intriguese. Kjo që thoni është një realitet. Komuniteti Europian ka folur qartë kur ka thënë se në Shqiperi duhet të zgjidhet problemi i pronave. Sa do të mundet t´ia hedhë kjo qeveri, le të them Europës? Sa do të mundet ta mashtrojë Komunitetin Europian duke i thënë se me ligjin që miratoi se fundi në Parlament zgjidhi problemin e pronave? Unë them që komuniteti europian nuk e ka të vështirë ta zërë në një lloj penalltie qeverinë dhe t´i thotë se nuk është e vërtetë që ke zgjidhur tërësisht dh si duhet problemin epronës. Varet se deri kur Komuniteti Europian do te aplikojë dy standarte, deri kur do të mbyllë njërin sy dhe a është i predispozuar ta mbyllë njërin sy apo jo. Këtë do ta tregojë koha.

  • Data 11.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcj
  • Data 11.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcj
Reklamë