Interesi i Bushit për ngrohje marrëdhëniesh më i madh se i Merkelit | Studimi në Gjermani | DW | 15.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Interesi i Bushit për ngrohje marrëdhëniesh më i madh se i Merkelit

Vizita e kancelares Angela Merkel në ShBA dhe rifillimi i programit bërthamor në Iran kanë qenë tema kryesore të komenteve në shtypin ndërkombëtar të javës.

default

Gazeta britanike "The Indipendet" nxjerr një bilanc të vizitës së Merkelit në ShBA: "Interesi i Bushit për t´i dhënë fund marrëdhënieve të ftohura, që karakterizuan vitet e fundit të qeverisjes së Gerhard Shrëderit, është shumë më i madh se i vet kancelares. Merkeli sinjalizoi me kujdes, se ajo nuk dëshiron të jetë krahu i zgjatur i ShBA. Nga normalizimi i marrëdhënieve gjermano-amerikane mund të përfitojnë të dy vendet. Çështja kryesore është megjithatë, nëse Merkeli mund të jetë ndërmjetësuesja e ndershme mes Evropës dhe Uashingtonit, rol që e dëshironte për vete Toni Bler. BE-ja, por edhe ShBA kanë nevojë për një të tillë", shkruan "The Indipendent".

Edhe e përditshmja italiane "La Republika" thekson qëndrimin e vetëdijshëm të kancelares: "Me takimin të premten në shtëpinë e bardhë mes kancelares dhe presidentit të ShBA u sinjalizua një fazë e re në marrëdhëniet euroamerikane. Por Berlini nuk do të heqë dorë prej emancipimit të vet dhe të drejtës për të thënë jo. Kriza e vështirë me Iranin do të jetë testi i parë, që të dyja palët kanë thënë, se ky është një rast që mund të verë në provë riafrimin dhe rigjetjen e vullnetit në aleancë", konstaton "LA Republika".

Ndërsa në gazetën "Nju Jork Times" lexojmë: "Zonja Merkel mund të jetë ajo që ka nevojë Uashingtoni, një mike evropiane e besueshme dhe me influencë në të dyja anët. ...Për fat të keq zonja Merkel nuk do të mund të verë në lëvizje zotin Bush për ta mbyllur kampin e Guantanamos, por nëse ajo mund ta bindë atë që kjo këshillë vjen prej një miku, atëherë vizita e saj do të jetë e dobishme", komenton "Nju Jork Times".

Kalojmë në temën e dytë: Irani pavarësisht nga paralajmërimet dhe dëshira e bashkësisë ndërkombëtare e rifilloi programin bërthamor. Refuzimi është i njëzëshëm në nivel ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë shtypi ndërkombëtar fokusohet në rolin e BE-së. Gazeta austriake "Der Standard" lidhur me qëndrimin e qeverisë në Teheran shkruan: "Me heqjen e vulave nga centralet bërthamore udhëheqja iraniane ka bërë pikërisht të kundërtën e saj që duhej të bënte. Teherani përpiqet me këtë që të rrisë çmimin për aprovimin ndërkombëtar të programit të tij bërthamor. Askush nuk mund t´ia mohojë Iranit të drejtën e përdorimit civil të energjisë bërthamore. Fakti që tani edhe Moska e Pekini po e kritikojnë vendimin e Teheranit, duhet të shërbejë si një sinjal paralajmërues në Iran. Teorikisht shumica e antarëve të Këshillit të Sigurimit mund të jenë për sanksione", shkruan "Der Standard".

Francezja "Dernires Nouvelles D´Alsace" lidhur me rolin e BE-së thekson: "Në radhë të parë për Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën kjo është një shuplakë e fortë. Pas ec e jakeve disa vjeçare dhe veprimeve kompromentuese, gjatë të cilave me naivitet shpresohej tek shanset e reformatorëve iranianë, evropianët besonin, se mund të zbusnin një regjim, që faktikisht gjithçkaje që vjen erë demokraci i kundërvihet me batërdinë e urrejtjes", vëren "Dernieres Nouvelles D´Alsace".

Edhe gazeta holandeze "De Volksrant" e vlerëson hapin e Teheranit si të turpshëm për tri vendet ndërmjetësuese të BE-së: "BE-ja duhet të tregojë tani, që politika e saj e "pushtetit të butë" ende ka substancë. Në radhë të parë ndërmjetësuesit evropianë duhet të jenë të vendosur brenda radhëve të tyre. Paskëtaj duhet bërë ç´është e mundur që të vihen në gatishmëri mjetet e sanksioneve. Në sfondin e potencialit të materalit bërthamor për pasurimin e uranit, që ngjall frikë qysh tani në rajon prej një Irani me armatime atomike, s´mund të jetë opcion pritja nga mëshira e fatit", tërheq vëmendjen "De Volksrant".

  • Data 15.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrs
  • Data 15.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrs