1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Interesat e Moskës - Çfarë pret Rusia nga BE-ja?

Wolfgang Dick27 Qershor 2008

Samiti BE - Rusi fokusohet në marrëveshjen e re të partneritetit. BE-ja do të sigurojë furnizimin me gaz dhe naftë. Por Rusia çfarë do?

https://p.dw.com/p/ERZB
Selia qendrore e Gazprom-it në MoskëFotografi: AP

Sigurisht që bëhet fjalë për para, shumë para. Para që Rusia ka investuar në infrastrukturën e saj dhe këto të holla duhet të amortizohen sa më parë: Në Evropë, e cila blen gaz dhe naftë ruse. Mbi 50% e investimeve direkte në Rusi vijnë nga vendet e BE-së.


Përveç kësaj Rusia ka mundur të fitojë shumë të holla gjatë viteve të fundit. Dhe këto të holla duhen investuar me kujdes, Evropa është një opcion interesant dhe joshës.


Por Alexander Rahr, ekspert për Rusinë pranë Shoqatës për Politikën e jashtme, tregon se interesat ruse në Evropë nuk janë parimisht financiare: Në rradhë të parë vijnë interesat e sigurisë, pastaj ato ekonomike dhe në fund ato kulturore: "Pra siguria, ekonomia, kultura. Për Rusinë ka rëndësi që të jetë pjesë e rëndësishme arkitekturës së sigurisë në Evropën e shekullit të 21-të."


Madje antarësia e plotë në NATO është aktulaisht më interesante për Rusinë sa antarësimi në BE: "Rusia nuk do të ulet më në bankën e shkollës si në fillim të viteve 90, kur Perëndimi i mbante fjalime mbi përparimet dhe vështirësitë në procesin e demokratizimit. Ky është problemi kryesor me të cilën hasen Rusia dhe BE-ja tani dhe nuk i lë të fillojnë një dialog konstruktiv."


Qëllimi kryesor i Rusisë është që të mos kthehet më kurrë në situata të ngjashme me Luftën e Ftohtë dhe këshillimet me BE-në, G7 dhe NATO-n janë për Rusinë esenciale.


Por Rusia shfaqet gjithnjë e më e vetësigurtë në parketin ndërkombëtar. Alexander Rahr : "Rusët e mbajnë veten për të barabartë e madje shpesh për më të rëndësishëm sa evropianët dhe sillen shpesh herë kështu."


Qeveria ruse mezi pret ditën që të vlerësohet si një palyer i plotfuqishëm dhe pa asnjë njollë - Pra në rast se Rusia ka ndonjë interes aktualisht tek BE-ja, atëherë ky është që Rusia të arrijë më në fund një imazh të pastër falë shkëmbimeve dhe integrimit.