Interes i BDI-së është hyrja e Maqedonisë në BE | Politika | DW | 11.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Interes i BDI-së është hyrja e Maqedonisë në BE

Intervistë me zvkryetaren e BDI-së Teuta Arifi

DW: BE e ka konsideruar të pazakonte deshiren e Maqedonisë që në shkurt të paraqesë kerkesen për t´u njohur si kandidate për pranim në BE, ndersa ministrja e jashtme Mitreva ka ngulur këmbë për këtë. BDI, partneri në koalicionin qeveritar, nuk është pozicinuar deri tani, cili është pozicioni i tij?

Arifi: Ne kemi theksuar shumë qartë dhe kemi nënvizuar disa herë atë që po ashtu është thënë edhe nga autoritetet evropiane se rruga për në Bruksel e Maqedonisë kalon nëpër Oher që do të thotë implementim i plotë i marrëveshjes së Ohrit është ajo që i garanton integrim evropian Maqedonisë.

DW: Komisioneri Paten ka rekomanduar fillimisht zbatimin e reformave dhe të marrëveshjes së Ohrit.

Arifi: është e vertetë që ne kete muaj dhe muajin tjeter parlamenti do të punojë intensivisht. Ne jemi në debat për të aprovuar ligjin për legalizimin e universitetit të Tetoves. Se shpejti para nesh vijnë edhe ligjet për decentralizim në këtë mënyre arrijmë të rrumbullakësojmë një pjesë të madhe të legjislativës, gjithsesi me partneret evropiane dhe një herë do të koordinohemi persa i perket aplikimit në fund të shkurtit nqs arrijmë që gjer në mes të shkurtit të përfundojmë të gjitha obligimet parlamentare.

DW: Ministrja e jashtme Mitreva është pergjigjur në Bruksel se marrëveshja e Ohrit është në fazën finale të implementimit. A është kështu edhe për ju?

Arifi: Ajo mbase është përgjigjur nga fakti se parlamenti punon intensivisht për të kaluar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e Ohrit. Ne e konsiderojmë dhe jemi të bindur se mbase gjer nga mesi i shkurtit do të arrijmë që të përfundojmë të gjitha keto gjëra. Interes i BDI-së është hyrja e Maqedonisë në BE, për arsye se jemi të bindur se hyrja në BE nënkupton plotësim të standarteve dhe implementim të plotë të marrëveshjes së Ohrit që është interesi i shqiptareve në Maqedoni.

DW: Dmth ju do ta jepni aprovimin për kerkesen në shkurt, nqs plotesohen kushtet. Arifi: Gjithsesi

  • Data 11.12.2003
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw0
  • Data 11.12.2003
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw0