″Integrimi në nivel më të mirë nga sa mendohet″. Raporti vjetor i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve gjermane | Shkenca & Edukimi | DW | 21.05.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

"Integrimi në nivel më të mirë nga sa mendohet". Raporti vjetor i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve gjermane

Integrimi i emigrantëve në Gjermani është me sa duket më i mirë nga sa e ka emrin. Në këtë përfundim arrin një këshill ekspertësh për integrimin dhe migracionin në raportin vjetor të tij. Disa probleme megjithatë mbeten.

Fantomës së "një integrimi të dështuar“, që shfaqet shpesh në debatet publike, Klaus Bade ia mohon të drejtën e ekzistencës. Kryetari i Këshillit me ekspertë të Fondacioneve gjermane për integrimin dhe migracion paraqiti të mërkurën (19.5) në Berlin një studim, që dëshmon të kundërtën.

"Kështu integrimi në Gjermani, i krahasuar edhe me vendet e tjera, është në shumë fusha më i suksesshëm."

Për barometrin e tij të integracionit Këshilli i Ekspertëve mori në pyetje 5.600 persona dhe ndryshe nga të gjitha studimet e deritanishme për këtë temë janë pyetur jo vetëm njerëz me sfond migracioni, por edhe gjermanë.

Klaus Bade

Prof. Klaus Bade

Rezultatet qenë befasuese.

Të dyja grupet u pyetën për mënyrën se si e përceptojnë grupin tjetër. Thuajse dy të tretat e emigrantëve u besojnë gjermanëve në një farë mënyre, ose u besojnë atyre plotësisht, ndërsa 54% e gjermanëve kanë një besim të tillë tek gjermanët. Dhe dy ndër tre migrantë besojnë se gjermanët janë seriozisht të interesuar për integrimin social.

Gjithashtu interesante është se kur i pyet, se sa të kënaqur janë me politikën integruese të qeverisë, vjen më shumë aprovim se kritikë qoftë nga gjermanët, qoftë nga të ardhurit. Përfundimi i këshillit të ekspertëve është: Në të dyja anët sundon një qëndrim pragmatik ndaj çështjeve të integrimit, ekziston "një besim reciprok themeltar".

Të gjithë kërkojnë të bjerë kriminaliteti tek të huajt

Përveç kësaj si të ardhurit, ashtu edhe gjermanët janë të një mendimi, për atë se ku konsistojnë problemet e integrimit. Kështu psh për katër të pestat e të ardhurve dhe për po kaq shumë gjermanë është e rëndësishme, që të ulet kriminalitetit i të huajve. Klaus Bade thotë:

Integrationskurse für Ausländer

"Me rëndësi për integrimin të dyja palët konsiderojnë në masën 95 përqind luftimin e papunësisë, përmirësimin e shanseve të arsimimit, punësimit, të bërjes karrierë, ofrimine kurseve të gjuhës dhe reduktimin e diskriminimit, pra barazinë e shanseve në të përditshmen."

Këshilli i ekspertëve kërkon, që të thellohen reformat në arsim. Me një ofensivë kualifikuese duhet të arsimohen dhe të kualifikohen të rinjtë me sfond migracioni, me qëllim që ata të gjejnë punë. Sepse papunësia e lartë tek ky grup nuk rëndon vetëm mbi fondet publike, por rrezikon edhe paqen sociale në vend.

Bade: Në temën e shkollimit kemi një situatë paradoksale.

Qoftë gjermanët, qoftë të ardhurit kërkojnë shanse të njëjta shkollimi për të gjithë. Por kur shtrohet pyetja se në cilën shkollë duhen dërguar fëmijët, preferojnë ende një shkollë, ku ka pak fëmijë të emigrantëve.

"Përderisa ekziston mendimi, se heterogjeniteti i nxënësve dhe rendimenti në shkollë janë jokompatibël me njëri-tjetrin, për aq kohë nuk do të luftohet dot ndarja sociale në arsim."

Që ka shumë për të bërë, e tregon statistika e maturantëve: Ndërsa afro 30 përqind e fëmijëve gjermanë mbarojnë maturën, këtë e bëjnë afro 10% e fëmijëve të emigrantëve. Megjithatë në krahasim me një studim të vitit 1992 janë bërë përparime: Numri i fëmijëve të emigrantëve me maturë po rritet dhe gjithnjë e më pak prej tyre e nderpresin shkollën.

Autor: Klaus Dahmann

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 21.05.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/NT7Q
  • Data 21.05.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/NT7Q