1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrim që në bankat e shkollës

Vivien Pieper25 Gusht 2005

Dita e parë e shkollës! Në të gjithë botën fëmijët e presin me padurim uljen për herë të parë në bankat e shkollës. Në Gjermani fëmijët lejohen të fillojnë klasën e parë në moshën gjashtë apo edhe pesë vjeç. Prindërit apo gjyshërit i përcjellin ata në shkollë, i ndihmojnë të mbajnë çantat e mbushura me libra e lapsa. Si e përjetojnë fillimin e shkollës fëmijët e emigrantëve, të cilët vinë nga një kulturë dhe traditë tjetër

https://p.dw.com/p/Ar2x
Emigrantë në Gjermani
Emigrantë në GjermaniFotografi: AP

A si Arra, B si buka, D si dielli, e kështu me radhë. Nxënësit e klasës së dytë këndojnë një këngë mirëseardhjeje për ata që kanë filluar klasën e parë. Pas pak për ta bie zilja e mësimit. Mohameti 6-vjeçar tregon me krenari çantën e tij. Qysh në shtëpi ai është përgatitur për këtë ditë: "Këto janë lapsa dhe libra. Unë mund të vizatoj ABC." Prindërit e Muhametit janë të ardhur nga turqia. Familja e tij erdhi në Gjermani në atë kohë kur kërkohej me urgjencë fuqi punëtore. Tanimë ata janë mësuar me jetën në këtë vend. Ashtu si edhe Gylseren. Ajo jeton prej 32 vjetësh në Gjermani, dhe nipërit mbesat e saj shkojnë në shkollën "Robert Koch" në Bonn. Gylseren: "Që të dy shkojnë në sot në klasë të parë. Kjo gjë më gëzon mjaft. Pikërisht në këtë shkollë shkojnë 4 nga nipërit e mbesat e mia. Njëri është në klasë të nëntë, tjetri në të shtatën."

Vetëm në landin e Vestfalisë dhe Renanisë veriore kanë filluar klasën e parë 120.000 fëmijë emigrantësh. 21.000 prej tyre duhet të shkonin në kurse gjuhe para se të fillonin shkollën. Por edhe pas kurseve të gjuhës nuk janë aq të mira njohuritë e gjermanishtes tek disa nga nxënësit. Drejtoresha e shkollës, Silke Müller shprehet se mësuesit i mbështesin veçanërisht fëmijët e emigrantëve. Vetë ajo në fillim të mësimit në klasën e parë pyet nxënësit. Silke Müller: "Kush flet nga ju një gjuhë tjetër veç gjermanishtes? Selin, çfarë gjuhe flet ti? A mund të na thuash mirëdita në turqisht? Po ti ahmet çfarë mund ta na thuash? Pa na trego si i thonë mirëdita në arabisht?"


Disa nga fëmijët nuk i kuptojnë të gjitha ato që thotë mësuesja. Për këtë arsye çdo ditë vjen një mësuese tjetër, e cila për së paku një orë ju mëson nxënësve më të dobët gjermanishten. Problemet më të mëdha paraqiten tek ata fëmijët, në shtëpitë e të cilëve përzihen të dyja gjuhët. Silke Müller: "Kur nxënësit flasin shumë mirë njërën gjuhë, atëherë është më e kollajtë mësimi i gjuhës tjetër. Për këtë ne i këshillojmë pridnërit të flasin vetmë një gjuhë në shtëpi, dhe të kenë kujdes, që fëmijët t'a mësojnë atë mirë. Rastet më problematikë janë ato, kur nxënësit flasin në shtëpi një mishmash gjuhësh, pra një përzierje të turqishtes me gjermanishten apo të arabishtes me gjermanishten.