Institucionet kosovare pozitive mbi zgjedhjen e Boris Tadic si kryetar i Serbise | Politika | DW | 28.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Institucionet kosovare pozitive mbi zgjedhjen e Boris Tadic si kryetar i Serbise

Zgjedhjet presidenciale ne Serbi dhe zgjedhja e kandidatit demokrat, Boris Tadic, si president i Serbise, nuk kane sjelle ndonje befasi sa i perket çeshtjes se Kosoves, thone zyrtaret e institucioneve te Kosoves. Megjithate, ata e mirepresin zgjedhjen e Boris Tadiçit, dhe shpresojne se ai do te ofroje ndonje zgjidhje konstruktive per vazhdimin e proceseve positive ne mes Kosoves dhe Serbise.

Presidenti i ri i Serbise Boris Tadic

Presidenti i ri i Serbise Boris Tadic

Zyrtare te institucioneve te Kosoves, e kane mirepritur zgjedhjen e kandidatit te demokrateve serb, Boris Tadic, per kryetar te Serbise. Ata thone se deshirojne qe edhe fqinjet e Kosoves te orientohen nga perendimi, ashtu sikur ka kohe qe Kosova e ka percaktuar kete orjentim. Zedhenesi i presidences se Kosoves, Muhamet Hamiti, u shpreh se qeveria e Kosoves eshte e kenaqur me zgjedhjen e Boris Tadic si kryetar te Serbise.

"Na behet qejfi qe edhe fqinjet tane po shikojne tani drejt perendimit. Presidenti i sapo zgjedhur konsiderohet si por refromist dhe pro perendimor. Qendrimi i tij ndaj Kosoved do ta vere ne prove shpejt kete orientim. Nuk mund te jesh por perendimor me ide te vjetra te dominimit te vullnetit te nje populli tijeter. Elitat e deritnaishme te Beogradit kane pasur deri tani kete efekt, duke shkelur parimet e shqiptareve dhe Kosoves" - u shpreh zedhenesi i presidences se Kosoves, Muhamet Hamiti.

Nderkohe, zyrtare te Qeverine e Kosoves, shpresojne se demokrati, serb, Boris Tadic, do te kete qendrim pozotiv ndaj Kosoves mirepo, megjithate zyrtaret kosovar, shfaqin dyshim ne kete linje.

"Zgjedhjet presidenciale ne Serbi nuk kane sjelle nodhnje surpsrize te madhe persa i perket Kosoves. Te dy kandidatet kane pasur te njejtin pasqyrim kundrejt Kosoves. Persa i perket politikanit demokratik tadic, qe i fitoi keto zgjedhje, na duhet kohe qe te shohim se sa force do te kete presidenti i ardhshem dhe sa i suksesshem do te jete ai per te ofruar nje zgjidhje persa i perket ceshtjes se Kosoves dhe raporteve Kosove-Serbi" - u shpreh zedhenesja e qeverise Mimoza Kusari.

Sidoqofte, per zgjedhjen e presidentit te Serbise, kane votuar edhe pjestaret e komunitetit serb ne Kosove. Sipas qendres serbe per zgjedhje te lira dhe demokraci, CESID, e cila ka monitoruar zgjedhjet serbe, ne Kosove kane qene te hapura 241, vendvotime, kane votuar mbi 37 % e serbeve, nderkohe qe vota me se shumti ka fituar kandidati I radikaleve, Tomisllav Nikolic, me mbi 73 %, kunder kandidatit democrat, Boris Tadic, me vetem 25 %.

  • Data 28.06.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqv5
  • Data 28.06.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqv5