Informacioni i shpejtë do t´u kishte shpëtuar jetën mijërave | Bota | DW | 28.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Informacioni i shpejtë do t´u kishte shpëtuar jetën mijërave

Mësimet e para nga katastrofa nö Azi


Katastrofat natyrore si tërmeti në det, që shkaktoi katastrofen e përmbytjeve në Azinë Jugore, nuk janë të parashikueshme për njerëzit. Megjithatë tani është e qarte, se një sistem funksionues paralajmerues do të kishte mundur t´i sinjalizonte njerezit edhe pas lëkundjes për rrezikun e dallgeve të batices, që po afrohej. Për oqeanin Paqesor ekziston një sistem i tillë, për oqeanin Indian dhe për shtetet aziatike perreth një gjë e tillë është shtruar tani për diskutim. Cilat janë mësimet e para nga katastrofa e përmbytjes në Azi?
Peshkatari i tmerruar në bregdetin e Madrasit e ka shumë të vështirë ta kuptojë tragjedinë. Ai ka marrë vesh për katastrofen e madhe pas një termeti 2000 km larg vendit ku ndodhet ai. Ai ka degjuar për një valë batice, se cilës iu deshen dy orë, deri sa të arrinte bregdetin indian. Dhe papritmas ka para syve një mali dallgësh që ngrihet pa pushim para barkes së tij, pa i dhënë shans që të gjejë mundësi të ikë.
Natyrisht pyet veten ky peshkatar: "përse askush nuk na ka paralajmëruar?" Kush e ka regjistruar tërmetin duhet ta ketë patur të qartë edhe pasojat e mundshme të lëkundjes së madhe të tokës, apo jo?! Por njohuritë dhe shkenca janë njëra gjë, rrjetet eficiente dhe planet funksionuese në raste emergjence një gjë krejtësisht tjetër. Katastrofat natyrore u tregojnë njerëzve kufirin, shpeshhere. Në se janë orteqe, termete, apo vale baticash natyra shkaterron, atë që ka krijuar njeriu. Dhe njeriu siç duket nuk mund të bëjë asgjë kunder kesaj, është i pafuqishem, duhet t´u nënshtrohet forcave të cilat i kapercejnë ata të vetat. Megjithatë: A është njeriu me të vertetë kaq i pafuqishem?
Ai nuk mund të pengojë me të vertetë shumë katastrofa, por ai mund t´i lehtesojë pasojat. Dhe kjo vlen edhe kësaj rradhe. Informacioni i duhur në kohën e duhur, i perhapur shpejt dhe i vënë në zbatim, do të kishte shpetuar shumë jetë njerezish, në rradhë të parë në Indi. Populli miliardësh është brilant nga ana teknologjike. Ai përdor një sistem të klasit boteror me satelitë të zbulimit në distancë për parashikimin e motit dhe paralajmërimin nga stuhite e fuqishme. Ai ka zhvilluar një sistem paralajmërues të njohur në botë për rrezikun e hurrikanit në verilindje të Indisë. Por vala e permbytjeve nga Azia Juglindore e ka zënë Indinë në befasi. Një sistem i madh aziatiko-pacifik për cunamet, valët vdekjeprurëse, mungon për Oqeanin Indian. Tani këtë sistem dësheron ta ketë secili, sidomos në Indi. Por për dhjetera mijera ai vjen tepër vonë, në se vjen ndonjë çikë. Kjo ka sigurisht arsye, të cilat nuk mund të kapërcehen krejt kollaj. Bashkepunimi rajonal dhe koordinimi janë gjithnjë të vështira në një rajon si Azia jugore, që sundohet nga mosbesimi reciprok dhe intrigat politike. Vete brenda Indisë janë të vështira përparime të tilla, ku politikanet vijnë shpejt me shprehje ngushellimesh, me fajësime dhe me premtime, zbatimi i të cilave megjithatë shpesh dështon.
Por popullsia indiane jep një tjetër sinjal. Njerezit jo vetem që japin shumë ndihma në para, por ata ndihmojnë edhe vetë. Sidomos në shtetin federal Tamil Nadu, në Indinë jugore banoret nxoren të plagosurit nga germadhat, shperndane ushqim ndihmuan për të ngritur cadra. Një solidaritet i tillë masiv ku shumë janë të varfer është me rëndësi të madhe. Pikërisht në një vend si India ku dallimet sociale janë aq të medha. Një solidaritet i tillë nuk mund të zhbëjë atë që ka ndodhur, por u sjell njerezve në rajonet e katastrofes pak ngushellim.

  • Data 28.12.2004
  • Autor Chrstoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRJ
  • Data 28.12.2004
  • Autor Chrstoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRJ
Reklamë