Indonezia votoi - Vendosen piketat për ndryshimin e pushtetit | Bota | DW | 21.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Indonezia votoi - Vendosen piketat për ndryshimin e pushtetit

Në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë janë vendosur piketat për ndryshimin e pushtetit. Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave është përcaktuar fituesi i zgjedhjeve presidenciale në perandorinë juglindore aziatike, Indonezi. Një tip më vete e ka fituar garën: ish-gjenerali dhe ministër i sigurisë Susilo Bambang Yudhoyono. Presidentja aktuale Megavati Sukarnoputri në zgjedhjet e para direkte në historinë e vendit mbeti pas Yudhoyonos me 20% vota më pak.

Susilo Bambang Yudhoyono

Susilo Bambang Yudhoyono

Ka mjaft shpjegime përse presidentja e Indonezisë Megavati Sukarnoputri e ka humbur në mënyrë dramatike popullaritetin. Në zgjedhjet e fundit ajo vazhdonte të mbështetej në post prej një vale të gjerë simpatie nga masat e varfëra të Indonezisë. Por pikërisht këto masa refuzuan tani të pasojnë figurën simbol të rezistencës demokratike kundër regjimit diktatorial të Suhartos.

E nuk ka përse të na habisë ky fakt, sepse shumë indonezianë duke ndjerë pasojat e krizës në Azi dhe të mungesës së stabilitetit politik pas rëzimit të Suhartos në fund të viteve 90 shpresonin më shumë mirëqenie, stabilitet dhe drejtësi. Vendi me popullsinë më të madhe islamike në botë edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë shumë larg këtyre shpresave. Pas tërheqjes së ushtarakëve në kazermat e tyre ka pësuar carje siguria në vend. Korrupcioni masiv vazhdon të mbetet pjesë e pandashme e shumë procese ekonomike dhe shoqërore.

Nga kthjellimi i elektoratit përfitoi tani presidenti i ardhshëm i perandorisë ishull Susilo Bambang Yudhoyono. Dikur gjeneral nën Suharton dhe ministër i sigurisë nën Megavatin, ai ia ka dalë mbanë sot të çlirohet si prej imazhit të të dështuarit të paradhësrve të vet ashtu edhe nga hija e së kaluarës ushtarake. Ai konsiderohet si një figurë e pastër, kozmopolite dhe i aftë për t´i realizuar qëllimet e veta. Strategjia e tij kundër terrorit gëzon përkrahjen e SHBA. Sulmi i fundit terrorist ndaj ambasadës australiane në Xhakartë mund t´i ketë sjellë atij një sërë votash shtesë nga zgjedhësit që ndihen të pasigurtë. Yudhoyono shfrytëzoi në favor të vet edhe lëvizjen taktike të kundërshtares që përpara zgjedhjeve hyri në aleancë pikërisht me partinë Golkar të ish-diktatorit, gjë që e dëmtoi kredibilitetin e presidentes ende në post.

Në konfliktet rajonale, si në provincën radikale islamike Aceh në Veri të Sumtras, ai mbështetet tek ndërmjetësimi i institucioneve ndërkombëtare. Mbetet të shihet nëse kjo recetë është efikase. E njëjta gjë vlen edhe për premtimet që ka dhënë në fushatën elektorale Yudhoyono. Më shumë mirëqenie, e kush është ai që nuk do këtë. Por në sfondin e bizneseve lukrative me Kinën, problemve të shumta të infrastrukturës dhe drejtësisë së korruptuar, investuesit e huaj i qëndrojnë larg Indonezisë. Tregu i brendshëm jeton prej parave të ryshfetit. Atij që do të luftojë për të dalë nga ky mocal i duhet shumë kohë. Po Yudhoyono nuk mund të dëshmojë gjë konkrete vec premtimeve. Tek ai funksionon tani për tani vetëm parimi i shpresës, gjë që është konsumuar prej kohesh tek presidentja Megavati.

Pamja e varfërisë dhe e korrupcionit në vend nuk lë të dalin në pah meritat e presidentes që do të lërë lamtumirën. Merita më e madhe e saj sipas vëzhguesve është që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale këtë vit u zhviluan të qeta dhe në mënyrë demokratike. Brenda pak vitesh Indonezia ia doli mbanë të përballojë pa gjakderdhje kthesën pas dekadave të diktaturës ushtarake. Ndërsa shembujt e Çeçenisë dhe ish-Jugosllavisë tregojnë, se mund të kish ndodhur edhe ndryshe.

Frikërat kryesisht të SHBA dhe Austrailë që Indonezia mund të shndërrohej në një bazë të re të operacioneve të terroristëve islamikë nuk u vërtetuan. Vendi më i madh islamik në botë sic e dëshmuan edhe zgjedhjet parlamentare në pranverë është shumë larg fondamentalizmit islamik.

Ndryshimi në postin e presidentit, mospranimi i një qeverie që nuk gëzon më besim është mëse e zakonshme në një demokraci. Në këtë mënyrë rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet edhe prej atyre që ende vazhdojnë të shohin tek Yudhoyono ish-gjeneralin. Koha do ta tregojë, nëse do të bëhen realitet premtimet e tij eletkorale e vecanërisht nëse ushtria do të mbajë distancë. Megjithatë premtues është fakti që ai gëzon besimin e zgjedhësve. Nëse ai do të dështojë, brenda pak vjetësh zgjedhësit kanë mundësi që t´i tregojnë atij kartelën e kuqe. Edhe kjo është një meritë thelbësore e paraardhëses së tij Megavati.

  • Data 21.09.2004
  • Autor Sybile Golte-Shrëder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSE
  • Data 21.09.2004
  • Autor Sybile Golte-Shrëder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSE
Reklamë