Indinjate për mungesën e ndihmës | Bota | DW | 03.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Indinjate për mungesën e ndihmës

Presidenti amerikan viziton viktimat e uraganit

default

Vizita e presidentit amerikan Bush në zonat e prekura nga uragani ka shkaktuar hidherim në SHBA. Akuzat ndaj Uashingtonit arrijnë nga deshtim i plotë deri në racizem.
Amerika është e shokuar dhe e tmerruar. Tmerri për përmasat e medha të uraganit Katrina është kthyer në zemerim. Zemërim dhe urrejtje për pafuqinë e autoriteteve, për të marrë masat adekuate dhe për të vene nën kontroll situatën.
Ajo që ka ndodhur para syve të botës ditët e fundit në New Orleans ishte konmplet e padenjë për një komb të industrializuar me madhësinë e pasurinë e SHBA-ve. Amerika ndodhet e lënë në baltë nga qeverisësit e saj dhe e ulur para pjesës tjetër të botës.
Skenat që ndodhen në qytetin e përmbytur të kujtojnë mjerimin në lufterat civile afrikane edhe për faktin se shumica e të prekurve nga katastrofa në New Orleans janë zezakë. Njerëz që për shkak të gjendjes së tyre fizike nuk ishin në gjendje të largoheshin nga qyteti prej uraganit. Viktimat e stuhisë në New Orleans jo vetem që jetonin në nivelin e ujit, por në një pjesë të madhe edhe nën nivelin e varfërisë. Dhe ngjyra e lëkurës së tyre ka qenë dhe është kryesisht e zezë.
Megjithatë do të ishte gabim të akuzosh qeverinë e Bushit se për arsye racore i ka lënë në baltë njerëzit. Sepse jo vetem presidenti Bush dhe autoritetet federale kanë deshtuar, edhe kryebashkiaku fuqiplote i qytetit nuk është përkujdesur sa duhet. Ai duhet ta kishte ditur vete më mirë nga të gjithë të tjerët, se për çfarë përkujdesjeje kanë nevojë të varfërit, pleqtë dhe të sëmurët në New Orleans, për t´u siguruar nga stuhia monstruoze. Ngjyra e kryetarit të bashkisë është gjithashtu e zezë. Problemi është më i thellë.
Hendeku i varfërisë në SHBA po rritet gjithnjë e më shumë. Ndersa një pjese e madhe e SHBA jeton në mireqenie, ka një klasë të ulët, që po rritet, që jeton në baraka në varfëri të botës së tretë dhe pa u vënë re nga bota e medieve.
Në këtë botë pesëvjeçarët edukohen sistematikisht për të vjedhur, tenegjeret janë të droguar dhe vrasjet janë në rend të ditës edhe në netet normale. Uragani Katrina dhe gjendja e jashtezakonshme që pasoi i kanë përkeqesuar keto raporte dhe i kanë zbuluar para opinionit publik. Se me çfare pasojash, mbetet të shihet.
Por do të ishte shumë siperfaqësore, sikur faji t´i vihej vetem Uashingtonit. Edhe autoritetet vendore nuk kanë vendosur prioritetet e duhura në kushtet e vështira sociale, në të cilat ndodhen shtetet e jugore të SHBA. Kush do të japë para për një digë, kur shanset që stuhia tjeter do ta shkaterrojë janë 1:500? Dhe nqs me të njëjtat para mund të ndertosh shkolla, kopshte apo parqe lodrash?
Si gjithnjë e verteta është më komplekse se sa në fajësimet reciproke, që vijnë në ditën pas katastrofës. Bushi i pranoi dje deficitet në menagjimin e krizës. Kjo ishte gjë e mirë. Sepse vetem me kundershtim ai nuk do ta kishte qetesuar kurrë popullsinë. Tani me vizitën e tij të vonuar në rajonin e katastrofës ai çoi atje fuqinë drejtuese që mungonte gjatë, që u jep masave të ndihmës ndoshta dinamikën e domosdoshme. Shumë jetë njerezish, por edhe prestigji i SHBA janë në lojë.

  • Data 03.09.2005
  • Autor Koment Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO9
  • Data 03.09.2005
  • Autor Koment Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO9
Reklamë