Indi: Përgjegjësia për katastrofën e Bhopal-it | Bota | DW | 03.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Indi: Përgjegjësia për katastrofën e Bhopal-it

Edhe pas 20 vjetësh qëndrimi i përgjegjësve nuk ka ndryshuar shumë

default

Në pamje të parë gjithçka duket e thjeshtë. Një koncern gjigant amerikan ndërton një fabrikë kimike në Indinë e botës së tretë, nuk kujdeset për sigurinë dhe rreziqet për popullsinë e pastaj ndodh katastrofa me mijëra të vdekur. Koncerni është fajtor por i bën bisht zhdëmtimit të duhur dhe ndihmës së mjaftueshme gjatë pasojave. Një rast tipik i globalizimit ose i të pasurit kundër të varfrit, i veriut kundër jugut. Megjithatë çështja nuk është kaq e thjeshtë.

Koncerni kimik Union Carbide duhet të pranojë pjesën kryesore të fajit për fatkeqësinë më të madhe në historinë e industrisë, por janë të shumtë ata që kontribuan që katastrofa e 3 dhjetortit 1984 të kthehej në tragjedi për disa dekada. Politika indiane, drejtësia dhe administrata, qeveria amerikane dhe edhe opinioni ndërkombëtar. Duhet të hiqet dorë nga klishetë e shumta dhe përgjigjet e thjeshta.

Sipas radhës: Fabrika e pesticideve e Union Carbide në Bhopal të Indisë nuk ishte fabrikë e rrënuar me kushte pune që të ngrenë qimet përpjetë. Shumica e inxhinjerëve atje ishin të paguar mirë dhe shumë të kualifikuar. Në kohën e lulëzimit të fabrikës në vitet shtatëdhjetë ata ishin krenarë për punën dhe sipërmarrjen e tyre. Por pastaj Union Carbide dhe punonjësit e saj bënë gabime, gabime të rënda.

Për arsye se puna nuk shkonte mirë prodhimi u ndal dhe pjesa më e madhe e sistemeve të sigurimit u fikën. Prej ndaljes së prodhimit personeli u bë i pakënaqur dhe filloi të neglizhonte. Me sa duket kjo çoi në katastrofën e 20 vjetëve më parë. Për tezën e Union Carbide se ky ishte sabotazh i një punonjësi ka shumë pak prova. Ishte mëndjelehtësi e jashtëzakonshme nga ana e sipërmarrjes që magazinoi në cisterna të mëdha 40 tonë të një lënde tepër helmuese. Fakti që organet indiane nuk e kontrolluan kuurë këtë dhe gjatë tërë këtyre viteve nuk kishin plane për raste emergjence përbën një moskryerje detyre të pafalshme. Që nga ajo kohë ka pa fund vonesa, vendime të gabuara dhe gjëra që nuk kuptohen.

Në fillim qeveria indiane e dëbon presidentin e Union-Carbid Anderson në 1984-ën nga Bhopal-i në SHBA për ta kërkuar më kot më vonë me urdhër arresti. Ajo kërkon fillimisht në emër të viktimave më shumë se tre miliardë dollarë zhdëmtim dhe pa qenë nevoja merret vesh shumë vite pas fatkeqësisë për vetëm 1/7 e kësaj shume. Një herë India kërkon dëmshpërblim e pastaj zgjat 15 vjet derisa tani po u paguhet gjysma e dytë viktimave dhe trashëgimtarëve të tyre. Një herë organet indiane penguan punimet e pastrimit të Union Carbide, pastaj pranuan shitjen e territorit të fabrikës, për të kërkuar më vonë më kot nga Union Carbide para për punime pastrimi. Vetëm tani, 20 vjet më pas India po përpiqet vetë për ta pastruar truallin e kontaminuar.

Arsyeja mbizotëruese për një vendim trë tillë: Fuqia ekonomike ambicioze, India, nuk do t'i trembë me sjellje të ashpër ndaj Union Carbide investuesit e huaj. Dhe janë të shumtë ata që bashkëpunojnë. Qeveria dhe drejtësia amerikane që mbajnë hapur anën e koncernit të tyre të madh. Politika dhe burokracia indiane që me korrupsion, nepotizëm dhe mosinteresim shtojnë dhe zgjasin vuajtjet e viktimave. Dhe opinioni ndërkombëtar që prej vitesh e ka humbur interesin për tragjedinë afatgjatë të Bhopal-it.

  • Data 03.12.2004
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRV
  • Data 03.12.2004
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRV
Reklamë