″Independent Diplomat″ u ndihmon rajoneve të vështira | Politika | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Independent Diplomat" u ndihmon rajoneve të vështira

"Independent Diplomat" - është organizatë joqeveritare, e cila është specializuar që të ndihmojë vendet që janë duke u bërë shtete sovrane dhe të mbështesë qeveri të dobësuara që t´i rikthehen parketit të diplomacisë ndërkombëtare

Bisedimet në Vjenë për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Bisedimet në Vjenë për zgjidhjen e statusit të Kosovës

Kur një rajon do të bëhet një shtet i pavarur - si Kosova, Somaliland apo Sahara Perëndimore, ato kanë në fillim nevojë për një ndihmë diplomatike. Fundja të gjithë duan të dinë se ç´po flitet mbi fatin e tyre tek Kombet e Bashkuara në New York. Dhe këtu hyn në lojë organizata e re joqeveritare "Independent Diplomat".

Christina Kiel dhe kolegët e saj duan t´u japin klientëve të tyre si në Somaliand një të drejtë vote në New York: "Këtu bëhet fjalë për faktin se aktualisht po flitet pafund mbi Somalinë dhe po harrohet ndoshta që aty ekziston një vend stabil demokrat, që dëshiron të marrë pjesë në stabilizimin e Kapit të Afrikës, por fatkeqësisht ngatërrohet me pjesën tjetër të Somalisë."

Gjermanja Kiel mbledh infomacione mbi pozicionet e vendeve përkatëse, flet me përgjegjësit zyrtarë, raporton mbi zhvillimet e temave që janë interesante për këto vende tek Kombet e Bashkuara dhe jep rekomandime, se si mund të luajnë një rol efikas klientët e saj. Ajo është si të thuash krahu diplomatik dhe kabineti këshillues në të njejtën kohë.

Për Kosovën kjo organizatë hapi madje dyert. Ajo mundësoi falë kontakteve dhe bisedimeve të shumta që zhvilloi, që përfaqësuesit e Kosovës, si rajon jo autonom dhe jo antar i OKB-së, të uleshin në një tryezë bisedimesh me përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë ata mbështesin delegacionin e Kosovës në punën e tij tek OKB-ja. Angazhimi i "Independent Diplomat" ka bartur që tani fryte: "Shkaku kryesor për klientët që na kërkojnë ndihmë është ose shkak financiar, pra ata nuk kanë shumë para, ose si në rastin e Kosovës, ata nuk kanë një ministri të jashtme, sepse në rast se në Prishtinë do të hapej tani ministra e jashtme, ky do të ishte një hap i nxituar drejt pavarësisë, që ende nuk është vendosur."

Vendet paguajën për punën e kësaj organizate aq sa munden. Nganjëherë ata paguajën vetëm paratë e hotelit, kur përfaqësuesit e organizatës joqeveritare ndodhen në rajon për të zhvilluar bisedime. Pjesa tjetër financohet ndër të tjera nga fondacione të ndryshme.

Me grupin e saj të punës që përbëhet nga ish diplomatë, bashkëpunëtorë të OKB-së dhe ekspertë, organziata joqeveritare "Independent Diplomat", do të luaj rolin e saj për paqen në botë: "Ne mendojmë se qeveritë e dobësuara, apo të vogla nuk kanë influencën e duhur tek bashkësia ndërkombëtare dhe kur në këto rajone krijohen konflikte, potenciali për dhunë është më i madh sesa gadishëmria për të përdorur mjetet e diplomacisë ndërkombëtare. Pikërisht këtë dhunë duam të evitojmë kur bashkëpunojmë me këto qeveri."

Dhe deri sa këto rajone të mos kenë më nevojë për ndihmë, diplomatët e pavarur japin votat e tyre për ta në New York.

  • Data 29.01.2007
  • Autor Martina Buttler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnG
  • Data 29.01.2007
  • Autor Martina Buttler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnG