Imazhi i Shqipërisë në Gjermani është ende i ngarkuar me një sërë paragjykimesh dhe mbeturinash nga e kaluara“ | Politika | DW | 01.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Imazhi i Shqipërisë në Gjermani është ende i ngarkuar me një sërë paragjykimesh dhe mbeturinash nga e kaluara“

Interviste me Uta Zapf, deputete socialdemokrate dhe zvendeskryetare e Shoqates se Evropës Juglindore ne Gjermani

„Ekziston përfytyrimi që shqiptarët janë të korruptuar nuk duan të pajtohen me raportet e ekonomisë së tregut“, keshtu thotë deputetja socialdemokrate gjermane Uta Zapf kur e pyet per reputacionin qe kane Shqiptaret ne Gjermani: „Kur krahasoj përshtypjet e mbledhura nga udhëtimet në rajon dhe takimet me delegacionet që vijnë këtu, me atë çka shkruhet në media për Shqipërinë, shoh që ka një diskrepancë të madhe.“

Zevendëspresidentja e Shoqatës së Evropës Juglindore (SOG), Zapf, është e mendimit, se qeveria shqiptare po bën përpjekje te konsiderueshme për të plotësuar kriteret evropiane te Marreveshjes se Asociim Stabilizimit. Nuk duhen harruar kushtet e veshtira, ne te cilen filloi demokratizimi i vendit, thote ajo.

Probleme të tilla, si krimi i organizuar dhe korrupsioni, për të cilat Shqipëria shumë shpesh është bërë pre e kritikave nga Bashkimi Evropian, nuk janë tipike vetem per shqiptaret, e ato nuk mund të zhduken brenda natës. Përsa kohë që perspektivat ekonomike janë të dobta, është e vështirë të zhduket korrupsioni dhe krimi i organizuar.“

Durim për hapat e Shqipërisë drejt BE-se kërkon Zapf jo vetëm nga pala evropiane e gjermane, por edhe nga popullsia në vend. Sipas saj, ky padurim, si edhe mungesa e qendrueshmërise në radhët e qeverise se Nanos janë faktorët që po shfrytëzohen aktualisht nga Berisha, pra nga opozita, për të bërë propagandë ne sherbim te qellimeve te veta politike. Politikanja socialdemokrate gjermane është e mendimit, se problemi kryesor qendron tek situata e veshtire ekonomike dhe mungesa e infrastruktures.

Zapf: "Këto probleme nuk duhen shfrytëzuar nga mediat dhe opinioni për të çuar në kanalizimin e zhvillimeve në drejtime të caktuara, por ato do te mund te zgjidhen me rritjen e investimeve në Shqipëri. Per kete kerkohet besim i mjaftueshëm në stabilitetin e qeverisë dhe të ardhmen e rajonit."

Lidhur me pakenaqesine e gjeramaneve per shkak te qendrimit proamerikan te Shqiperise në çështjen e Irakut dhe Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Zapf thekson se te pakten ne planin zyrtar kjo teme nuk do të luajnë rol rëndues në marrëdhëniet bilaterale:

Zapf: „Kemi edhe një farë mirëkuptimi, sepse amerikanet janë më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë, dhe prej tyre mund të shpresohet më shumë, po të sillesh ne menyre konforme me ta".

  • Data 01.03.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvj
  • Data 01.03.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvj