Ilegalët do duhet të kthehen në Shqipëri | Evropa | DW | 14.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ilegalët do duhet të kthehen në Shqipëri

Parlamenti Europian votoi marrëveshjen e ripranimit me me Shqipërinë. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi po këtë vit

Emigrantë ilegalë presin të hyjnë në Spanjë

Emigrantë ilegalë presin të hyjnë në Spanjë

Qytetarët që qëndrojnë ilegalisht në Europë dhe kanë hyrë në të nëpërmjet Shqipërisë, do të duhet të pranohen sërish nga Shqipëria. Këtë parasheh marrëveshja e vendosur midis Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, e quajtur marrëveshja e ripranimit të personave ilegal. Teksti i marrëveshjes u votua javën e kaluar në Plenumin e Parlamentit Europian.

Ai ishte përgatitur nga Ewa Klamt, deputete e Parlamentit Europian dhe koordinatore në Komisionin për çështjet e sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë. Marrëveshja, e cila pritet të hyjë në fuqi po këtë vit, është pjesë e luftës kundër migrimit ilegal dhe përcakton kushtet, nën të cilat Shqipëria deklarohet ndër të tjera e gatshme, të pranojë qytetarët e saj që kapen pa leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria duhet të marrë ilegalët që kanë hyrë në BE nëpërmjet Shqipërisë

Zonja Klamt shpjegon se: "Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nëse një vend anëtar i BE-së i kërkon Shqipërisë të pranojë shqiptarët, ose qytetarët e tjerë nga vende të treta, që kanë vizë të vlefshme shqiptare, atëherë ajo është e detyruar t`i pranojë ata. Kjo do të thotë se mund të kthehen edhe njerëz që kanë vizë shqiptare të vlefshme, por nuk janë qytetarë shqiptarë".

Parlamenti Europian nuk zotëron të dhëna se sa mund të jetë shifra e këtyre njerëzve që duhet të kthehen në Shqipëri. Megjithatë ekziston bindja se Shqipëria ka nevojë për ndihmë në zbatimin e kësaj marrëvëshjeje. Ndihmat do të jenë në rradhë të parë financiare: "Besoj se Shqipëria duhet ndihmuar, sepse ka probleme të mëdha, sepse i mungojnë financat për të kryer këtë punë. Por BE-së si partnere i takon ta ndihmojë Shqipërinë. Ne duhet të ndihmohemi reciprokisht".

BE do të lehtësojë sistemin e vizave me Shqipërinë

Ndihma reciproke do të thotë që Shqipëria të pranojë qytetarët që qëndrojnë ilegalisht në Europë dhe si shpërblim do të ketë lehtësira në sistemin e vizave. A është kthyer në bonbon për të gënjyer fëmijët kjo puna e vizave? Zona Klamt thotë jo. "Me vendet me të cilat ne kemi marrëveshje për kthimin në to të qytetarëve ilegalë që qëndrojnë në Europë, atëherë është e lehtë të lehtësojmë sistemin e vizave. Sepse kur një vend thotë se nuk i merr mbrapsht qytetarët që qëndrojnë ilegalisht jashtë, atëherë politika e vizave bëhet shumë restriktive", shpjegon Klamt.

Shqipëria është një nga katër vendet me të cilat Bashkimi Europian nënshkruan marrëveshje të kësaj natyre me vende jo anëtare të komunitetit. Lista e vendeve që pritet të nënshkruajnë marrëveshje të tilla është më e gjatë. Ajo përfshin Turqinë, Ukrainën, Algjerinë.

  • Data 14.09.2005
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDL
  • Data 14.09.2005
  • Autor Aida Cama
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDL