1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iir Meta jep dorëheqjen - koalicioni qeveritar vazhdon

14 Janar 2011

Numri 2 i qeverisë shqiptare, Ilir Meta njoftoi të premten në mesditë dorëheqjen nga postet e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Ekonomisë. Ai do të mbrohet si qytetar i thjeshtë.

https://p.dw.com/p/zxd7
Zëvendëskryeministri Ilir Meta duke folur për dorëheqjen
Zëvendëskryeministri Ilir Meta duke folur për dorëheqjenFotografi: AP

Ilir Meta nuk ndryshon mendim duke e hedhur poshtë, siç thotë ai me përbuzje videon e transmetuar të martën në mbrëmje në njërin prej televizioneve kryesore në Shqipëri. Por ai vendosi që të dorëhiqet nga posti i zëvënskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë. Pasi ia kishte treguar këtë vendim kryeministrit Sali Berisha, ai e bëri publik dhe nëpërmjet medias. Sipas Metës "para ligjit do të paraqitem si qytetar i thjeshtë duke pasur besim që drejtësia do të zbardhë të vërtetën."

“Pasi nuk mund të konsideroj se është e mjaftueshmë vetëm lënia e imunitetit për t'u përballur me ligjin dhe drejtësinë. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare, për të shkuar në Prokurori dhe në organet e zbatimit të ligjit si një qytetar i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë”.

Meta akuzon opozitën

Meta ka kritikuar ish-nënkryetarin e LSI, Dritan Prifti, i cili sipas tij është i lidhur me krimin e organizuar. Gjithashtu Meta ka akuzuar opozitën si orkestruese të publikimit të videos për qëllime shantazhi politik në prag të fushatës elektorale. Më vonë, gjatë pasdites së të premtes forumet e LSI-së do të mblidhen për të shqyrtuar situatën pas këtyre zhvillimeve dhe të marrin vendime për plotësimet në qeverinë e koalicionit.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi pasdite se e kishte pranuar dorëheqjen e zëvëndësit të tij në kabinet.

“Duke pranuar dorëheqjen shpreh natyrisht vlerësimin më të lartë për gatishmërinë e zotit Meta për t'u paraqitur para organeve kompetente pa imunitet parlamentar. Por tani, në mënyrën dhe më të qytetëruar, pa asnjë lloj pushteti ekzekutiv dhe besimin e tij të plotë në organet kompetente të këtij vendi.”

Koalicioni me LSI do të vazhdojë

Pasi akuzoi opozitën dhe kreun e saj Edi Rama për montazhin dhe stisjen e videos, kryeministri tha se pavarësisht dorëheqjes së Metës “koalicioni me LSI-në do të vijojë” dhe se ky koalicion do të jetë fituesi i zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011.

“Zonja dhe zotërinj, ky është koalicioni më i suksesshmëm në historinë e vendit. Ky është koalicioni më eficient që ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend”.

Ndërkohë partia më e madhe e opozitës, PS, ka mbledhur nga mesdita e së premtes forumet drejtuese të saj mbi situatën politike në vend. Të premten e ardhshme, socialistët kanë paralajmëruar fillimin e protestave popullore për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Auron Dodi