1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

IFJ Kosovo

19 Janar 2012

IFJ dhe EFJ kërkojnë nga autoritetet kosovare që të hetojnë sulmin ndaj fotoreporterit Vedat Xhymshiti.

https://p.dw.com/p/13m0Z
Logo e IFJ-së
Logo e IFJ-së

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe dega e saj evropiane, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) sot mbështeti thirrjen e organizatave të gazetarëve në Kosovë drejtuar autoriteteve për të hetuar incidentin në të cilin fotoreporteri Vedat Xhymshiti u sulmua nga policia ndërkohë që po mbulonte një ngjarje publike javën e kaluar. "Nuk është e pranueshme që oficerët e policisë të sulmojnë gazetarët të cilët janë vetëm duke kryer punën e tyre," tha Stephen Pearse, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i IFJ-së dhe sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së. "Autoritetet duhet të nisin një hetim të plotë për këtë sulm dhe zyrtarët e përfshirë duhet të japin llogari", shtoi ai.

Z. Xhymshiti i ka deklaruar IFJ-ës se incidenti ka ndodhur të shtunën me 14 janar gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës për ndërprerjen e një proteste të Lëvizjes "Vetëvendosje" në kufirin Kosovë-Serbi te pikëkalimi kufitar "Dheu i Bardhë". Policët thuhet se kanë rrahur dhe arrestuar protestuesit. Fotoreporteri tha se ai u rrah nga policia deri sa u la pa ndjenja kur ai filloi të marrë fotografitë e skenave të dhunshme të policisë dhe prangosjen e aktivistëve. Edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) kanë dënuar dhunën ndaj fotoreporterit duke thënë se kjo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë e shtypit në Kosovë.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi