I sapoemëruari i Havier Solanës për Kosovën, Torbjorn Solhstrom takohet me Nexhat Dacin | Politika | DW | 02.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

I sapoemëruari i Havier Solanës për Kosovën, Torbjorn Solhstrom takohet me Nexhat Dacin

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci deklaroi sot se, bashkësia ndërkombëtare mund të ketë një rol prijës në integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, por jo edhe një rol udhëheqës pas zgjidhjes së statusit

Prishtina

Prishtina

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci u shpreh sot, se Kosova nuk është e interesuar që pas zgjidhjes së statusit të ketë edhe një mision të huaj për shembull një mision tjetër të BE-së. Ai tha, se bashkësia ndërkombëtare mund të ketë një rol prijës në integrimin e Kosovës në strukturat evropiane mirëpo, jo edhe një rol udhëheqës këtu. Këtë deklaratë kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, e bëri pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesin e deritashëm të Havier Solanës në Kosovë, Fernando Xhentilini dhe të sapoemëruarin tjetër në këtë post, Torbjorn Solhstrom.

Përfaqësuesi i deritashëm i Havier Solanës në Kosovë, Fernando Xhentilini, tha se megjithatë BE-ja do të ketë rol të vazhdueshëm në Kosovë edhe në të ardhmën, sidomos në drejtim të integrimit të vendeve të rajonit.

Roli i Bashkimit Evropian vetëm sa do të rritet dhe këtë e them gjithnjë në perspektivën e integrimeve rajonale. Kjo do të thotë se, Kosova i përket këtij rajoni. Pra ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi dhe të përkrahim mënyrat më të mira, me të cilat Kosova duhet të levizë përpara dhe madje shumë shpejt. Kjo për faktin që e ardhmja e Kosovës do të jetë në BE-së, tha Fernando Xhentilini.

Ndërsa i sapoemëruari në postin e përfaqësuesit të Havier Solanës për Kosovën, Torbjorn Solhstrom, ashtu si parardhësi i tij, tha se, BE- do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në Ballkan, por edhe në Kosovë posaçërisht në këtë moment historik për vendin. Kosova tanimë ka hyrë në një periudhë të rëndësishme, në një periudhë historike. Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për të ardhmën e saj, por edhe BE-ja do të punojë në këtë drejtim, gjë që do të thotë, se ne do të vazhdojmë të punojmë në një bashkëpunim të mirë, tha Torbjorn Solhstrom.

Udhëheqësit e institucioneve kosovare në qëndrimet e tyre për të ardhmën e Kosovës gjithnjë vendin e shohin pjesë të BE-së, mirëpo, përfshirjen në këtë bashkësi ata e parafytyrojnë me statusin e Kosovës si shtet të pavarur.


  • Data 02.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs9
  • Data 02.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs9