1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I paprekshëm gjithë jetën? - Berluskoni luftoi për ligjin e ri të imunitetit

Karl Hoffmann 25 Korrik 2008

Silvio Berluskoni ja doli mbanë, qeveria italiane aprovoi ligjin e ri të imunitetit. 2500 procese i varen në qafë Silvio Berluskonit. Me ligjin e ri të imunitetit ai kërkon të shpëtojë prej tyre, por deri kur?

https://p.dw.com/p/EjSC
Silvio BerlusconiFotografi: AP

Gjatë votimit të dy dhomave të parlamentit ai vetë nuk u shfaq personalisht. Megjithëse ligji nuk mbron para ndjekjes penale jo vetëm të por edhe presidentin e shtetit si dhe presidentët e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit, një gjë ështe e qartë se ligji është më shumë i dobishëm për media-miliarderin nga Milano.

Gjatë diskutimeve për ligjin e ri të imunitetit në parlament u hodhën shumë romuze. Deputeti Antonio di Pietro, ish gjakatës prokuror për cështjet e korrupsionit foli për kryeministrin që nuk ndodhej aty.

„Ju, zoti kryeministër ja dolët më në fund që të ngrini nëj drejtësi personale. Që të keni gjykatësin e shtëpisë, si të thuash. Sa keq që ju nuk e nderoni me prezencën tuaj parlamentin e shtëpisë tuaj, gjatë kohës kur ai është i detyruar t`ju bëj një të mirë kaq të madhe edhe duke shkelur kushtetutën."

Do të na ishte bërë qejfi t`ju kishim parë në sy në ditën e sotme, ditë që është duke ju dërguar në parajsë."

Antonio di Pietro përmend parregullsitë e ligjit të ri italian të imunitetit, që sipas mendimit të ministrit italian të drejtësisë, të emëruar nga Berluskoni, Angelino Alfano është krejt i ngjashëm me vendet e tjera perëndimore. Hedhje hi syve, thonë opozitarët dhe qytetarët protestues:

„Përveç dy monarkëve dhe një presidenti shtetit, atë francezë, nuk ka në Evropë kërkënd tjetër që të mos e kapë ligji. Madje, as presidenti amerikan, burri më i fuqishëm i botës, nuk ka imunitet të tillë. Do të ishte më mirë sikur qeveritarët tanë të dëshmonin se janë të pafajshëm, sepse nëse nuk ndodh kjo atëherë në fund mund të vijë puna që edhe krime të ndryshme të mos merren parasysh nga gjykatësit."

Antonio di Pietro i tregon teorikisht kështu pasojat e ligjit të kërkuar nga Berluskoni dhe të aprovuar nga shumica e parlamentit. „Ne do të votojmë për ligjin imoral. Sipas tij, një politikan i lartë mbetet i pagjykueshëm për krime të çdo lloji, kërkush nuk mund të bëjë diçka kundër. As kur ai ëshët çmendur, as kur ai vret gruan e tij, abuzon me fëmijë, përdhunon gra, tregton drogë, vjedh arkat e shtetit ose krijon organizata të fshehta dhe bën plane për puçe. Artikulli 68 i kushtetutës, parashikon arrestimin e kryeministrit në raste të rënda, por kryeministri nuk duhet të dalë para gjygjit, pra teorikisht i bie që ai të vazhdojë punën e tij nga burgu.

Silvio Berlsuconi, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë diskutimeve për imunitetin e tij, u tregua euforik pas aprovimit të ligjit. Tani ai nuk ndihet më i ndjekur nga gjykatës. Që kur ka filluar të merret me politik, ai i ka shpëtuar 2500 proceseve. Tani, ai mund t`i dedikohet më në fund të mirës së popullit pa ju dashur të harrxhojë kohën e tij me avokatët. Fabrizio Cicchitto, deputet në koalicionin qeveritar të Berluskonit e quajtu madje ligjin e sapoaprovuar si çlirim të vendit: „Ky ligj i ri i jep fundin e duhur kontradiktave barbare të kohëve të fundit."

Me këtë ai ka parasysh zërat kritikë që kanë ardhur nga gjygjësia italiane dhe partitë opozitare. Ata nuk duan ta ndjekin pa lëvizur nga vendi politikën qeveritare të Silvio Berluskonit. Edhe protesta e organizuar para tre javësh në Romë doli si bumerang. Akuzat shumë personale kundër Berluskonit, ju dukën madje edhe shumë kritikëve si të tepruara. Megjithë recesionin dhe papunësinë, megjithë arkat bosh dhe varfërinë në rritje , duket se Berluskoni nuk e ka humbur dashurinë e popullit. Pas gjithë kësaj fshihet një sistem i tërë, thotë poeti Moni Ovadia : "Kjo është një teknikë e vjetër, që e kanë përdorur pak a shumë personalitetet autoritare. Tu ngjallësh frikën njerëzve, përhapje terrori për të sunduar. Ky është qëllimi i tyre."