1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240708 berlusconi immunität

Karl Hoffmann 25 Korrik 2008

2.500 padi ndaj Silvio Berluskonit. Me ligjin e ri të imunitetit ai kërkon të shpëtojë prej tyre, por deri kur?

https://p.dw.com/p/EjUI
Berlusconi gëzohet pas aprovimit të ligjit
Berlusconi gëzohet pas aprovimit të ligjitFotografi: picture-alliance/ dpa

Silvio Berluskoni ia doli mbanë, qeveria italiane aprovoi ligjin e ri të imunitetit. Gjatë diskutimeve për ligjin e ri të imunitetit në parlament pati shumë ironi. Deputeti Antonio di Pietro, ish-prokuror për çështjet e korrupsionit foli për kryeministrin që nuk ndodhej aty.

"Ju ja dolët më në fund zoti kryeministër që të ngrini një drejtësi personale. Që të keni gjykatësin e shtëpisë, si të thuash. Sa keq që ju nuk e nderoni me prezencën tuaj parlamentin e shtëpisë tuaj, gjatë kohës kur ai është i detyruar t`ju bëj një të mirë kaq të madhe edhe duke shkelur kushtetutën." - tha di Pietro. "Do të na ishte bërë qejfi t`ju kishim parë në sy në ditën e sotme, ditë që është duke ju dërguar në parajsë.“

Hedhje hi syve - Ligj amoral

Antonio di Pietro përmend parregullsitë e ligjit të ri italian të imunitetit, që sipas mendimit të Ministrit Italian të Drejtësisë, Angelino Alfano, të emëruar nga Berluskoni, është krejt i ngjashëm me vendet e tjera perëndimore.

Hedhje hi syve, thonë opozitarët dhe qytetarët protestues: "Përveç dy monarkëve dhe një presidenti shteti, atë francez, nuk ka në Evropë kërkënd tjetër që të mos e kapë ligji. Madje, as presidenti amerikan, burri më i fuqishëm i botës, nuk ka imunitet të tillë."

Do të ishte më mirë sikur qeveritarët tanë të dëshmonin se janë të pafajshëm, sepse nëse nuk ndodh kjo atëherë në fund mund të vijë puna që ata të mos dënohen as për krime.

Antonio di Pietro sqaron pasojat e ligjit të Berluskonit dhe të aprovuar nga shumica e parlamentit.

"Ne do të votojmë për ligjin amoral. Sipas tij, nje politikan i lartë mbetet i pagjykueshem per krime te çdo lloji, kerkush nuk mund te beje diçka kunder. As kur ai eshet çmendur, as kur vret të shoqen, abuzon me femije, perdhunon gra, tregton droge, vjedh arkat e shtetit ose krijon organizata te fshehta dhe ben plane per puçe. Artikulli 68 i kushtetutes, parashikon arrestimin e kryeministrit ne raste te renda, por kryeministri nuk duhet te dale para gjygjit, pra teorikisht i bie qe ai te vazhdoje punen e tij nga burgu."

Pas aprovimit Berluskoni në eufori

Silvio Berlsuconi, i cili nuk ishte i pranishem gjate diskutimeve per imunitetin e tij, u tregua euforik pas aprovimit te ligjit. Tani ai nuk ndihet më i ndjekur nga gjykatësit. Që kur ka filluar të merret me politike, ai u ka shpëtuar 2.500 proceseve. Tani, ai mund t`i dedikohet më në fund të mirës së popullit pa iu dashur të harrxhojë kohën e tij me avokatët.

Fabrizio Cicchitto, deputet në koalicionin qeveritar të Berluskonit e quajti madje ligjin e sapoaprovuar si çlirim të vendit: „Ky ligj i ri u jep fundin e duhur kontradiktave barbare te kohëve të fundit.“

Ideja e frikës si mjet sundimi

Me këtë ai ka parasysh zërat kritikë që kanë ardhur nga gjyqësia italiane dhe partitë opozitare. Ata nuk duan ta ndjekin pa lëvizur nga vendi politikën qeveritare të Silvio Berluskonit. Edhe protesta e organizuar para tri javësh në Romë doli si bumerang. Akuzat shumë personale kundër Berluskonit, ju dukën madje edhe shumë kritikëve si të tepruara. Megjithë recesionin dhe papunësionë, megjithë arkat bosh dhe varfërinë në rritje, duket se Berluskoni nuk e ka humbur dashurinë e popullit.

Pas gjithë kësaj fshihet një sistem i tërë, thotë poeti Moni Ovadia: “Kjo është një teknikë e vjetër, që e kanë përdorur pak a shumë personalitetet autoritare. T'u ngjallësh frikën njerëzve, përhapje terrori për të sunduar. Ky është qëllimi i tyre.“