1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I hiqet imuniteti i deputetit ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha

Arben Muka / Tiranë 21 Dhjetor 2007

Deputetë të pozitës dhe të opozitës në Këshillin e rregullores dhe të imunitetit ishin unanim në heqjen e imunitetit të ministrit të jashtëm Lulzim Basha, për t`i hapur rrugë hetimeve të Prokurorisë

https://p.dw.com/p/CeuB
Salla e Parlamentit Shqiptar
Salla e Parlamentit ShqiptarFotografi: AP Photo

Vendimi unanim i ditës së premte i Këshillit të Rregullores dhe imunitetit, i cili ka përbërje të barabartë të deputetëve nga mazhoranca dhe opozita, i ka hapur dritën jeshile që propozimin ta votojë seanca plenare gjatë fillimit të javës së ardhshme. Sigurisht që rasti Basha ka krijuar dhe precedentin se ne raste të ngjashme po kështu do të veprohet dhe ndaj imunitetit të çdo deputeti, atëhere kur Prokuroria kërkon të realizojë hetime. Por, megjithëse mazhoranca dhe opozita janë dakort që ministrit të jashtëm t`i hiqet imuniteti, të dyja palët janë të ndara në arësyetimin se a ka apo jo prova në kërkesën që ka bërë prokuroria qysh dy muaj më parë kur këtë institucion e drejtonte Theodhori Sollaku, i shkarkuar tashmë.

Për deputëtët e djathtë nuk ka prova nga Prokuroria, ndërkohë që përfaqësuesi i opozitës Petro Koçi, mendon se kërkesa e Prokurorisë është në përputhje me ligjin. Lulzim Basha po hetohet nga Prokuroria për periudhën kur ka qënë ministër i transporteve me akuzën e abuzimit të fondeve për ndërtimin e rrugës Durrës Kukës, që lidh Shqipërinë me Kosovën. Vetë ministri i jashtëm Lulzim Basha i ka hedhur disa herë poshtë akuzat duke i quajtur absurde dhe të pabaza, ndërkohë që opozita e fajëson atë se për ndërtimin e segmentit Durrës Kukës janë lëvruar fonde pa patur një projekt përfundimtar zyrtar, çfarë ka lënë vend për abuzime dhe shpërdorime të mëdha të fondeve publike.