″I drejtë, por i ashpër″ - Parlamenti Evropian diskuton mbi mundësinë e pranimit të Turqisë në BE | Evropa | DW | 27.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"I drejtë, por i ashpër" - Parlamenti Evropian diskuton mbi mundësinë e pranimit të Turqisë në BE

Parlamenti Evropian të mërkurën (27.09) u pozicionua lidhur me gjendjen politike në Turqi dhe mundësitë për pranimin e këtij vendi si antar të BE-së. Ndër të tjera kritikohet si i çalë procesi i reformave në këtë vend të Mesdheut. Pika kyç ishin edhe çështja e Qipros dhe ajo e Armenisë.

Parlamenti Evropian në Strazburg, votimi për Turqinë në vitin 2005

Parlamenti Evropian në Strazburg, votimi për Turqinë në vitin 2005

"Raporti për Turqinë është i drejtë, por i ashpër." Kështu u shpreh deputeti holandez, Kamiel Eurling, i cili është përgjegjes për këtë raport.

I ahspër për faktin, se aspiranti për antarësim, Turqia, si asnjëherë tjetër është kritikuar për mungesën e zellit për reformat. Përparimet në drejtim të lirisë së mendimit dhe të fesë lënë mjaft për të dëshiruar, marrëdhëniet me vendin antar të BE-së, Qipron janë ende të pasqaruara. Anijet dhe avionët nga pjesa greke në Jug të ishullit nuk lejohen të udhëtojnë për në Turqi.

Në radhë të parë deputetët konservatorë, ata ekologjistë dhe liberalë përshëndetën raportin e parlamentit. Elmar Brok, eurodeputeti kristiandemokrat theksoi: "Bëhet e qartë, se në këtë parlament ka një kthesë. Tani po ushtrohet shumë më tepër kritikë, kjo edhe për shkak të qëndrimit të Turqisë dhe për këtë arësye janë në rrezik bisedimet për antarësimin. Këtu natyrisht shtrohet pyetja, se si mund t´i vazhdojmë bisedimet për antarësim, kur nuk plotësohen parimet e BE-së, as ato kundrejt vendeve antare dhe as kriteret politike siç janë të drejtat e njeriut."

Por konservatorët nuk ia dolën që ta vendosin si një pengesë shtesë për antarësimin e mundshëm të Turqisë edhe çështjen e Armenisë. Turqia po e zvarrit shumë procesin e zbardhjes së vrasjeve masive të armenëve në Luftën e Parë Botërore.

Edhe eurodeputeti socialdemokrat Klaus Hensh shprehu kritikë lidhur me zellin për reformat në Turqi duke theksuar nga ana tjetër edhe skepticizmin e shumë qytetarëve ndaj një antarësimi të shpejtë: "Duhet të kemi parasysh që me antarësimin e Turqisë, ky do të ishte vendi më i madh antare me popullsinë më të madhe, por njëkohësisht edhe vendi më i varfër ekonomikisht i BE-së. Kjo ëhstë një diskrepancë që nuk mund të kapërcehet me bisedime. Njerëzit e ndjejnë, se një BE e zgjeruar që do të arrijë me kufijtë e saj deri në Iran, Irak e Siri mundtë humbasë konsolidimin e brendshëm."

Siç u bë e qartë nga debati parlamentar bisedimet e antarësimit mes BE-së dhe Turqisë do të vazhdojnë, por me kusht që ky vend mesdhetar deri në fund të vitit të plotësojë kriteret e përcaktuara në të ashtuqauajturin "Protokolli i Ankarasë". Më pas Turqia duhet të njohë ishullin fqinj, Qipron së paku sa i përket së drejtës së doganave dhe të hapë portet dhe aeroportet. Antarësimi sidoqoftë është një proces që do të zgjasë. Pas vendimit të së martës (26.09) për antarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë tani për tani do të marrë fund procesi i zgjerimit të bllokut. Vetëm pasi BE-ja të reformohet nga ana institucionale, pra të jetë e përgatitur si duhet, mund të pranohen edhe shtete të tjera.

Ndërkohë në Turqi ka nisur të ketë rënie të euforisë për Evropën. Në bazë të një anketimi të fundit nga 73% kuota e turqve që preferojnë antarësimin e vendit në BE ka rënë në 54%.

  • Data 27.09.2006
  • Autor Hans Peter Frik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA4
  • Data 27.09.2006
  • Autor Hans Peter Frik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA4