1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

HRW kritikon ashpër sistemin juridik në Kosovë

Bahri Cani28 Mars 2008

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, vlerëson se në raportin e fundit se "në Kosovë është rrënuar sistemi juridik gjyqësor". Ndër problemet më të mëdha është mbrojtja e dëshmitarëve.

https://p.dw.com/p/DWdc
Logoja e Human Rights Watch
Logoja e Human Rights Watch

Human Rights Watch i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të plotë me misionin ndërkombëtar, EULEX, si rrugën më të mirë për zgjidhjen e problemeve të deritanishme në jurispodencë dhe gjykata. Nga misioni evropian pritet një angazhim shumë i madh, sepse sistemi i drejtësisë në Kosovë vlerësohet si shumë i dobtë.  Si dëshmi për domososhmërinë e vendosje së një sistemi të fuqishëm të ndjekjes penale dhe juridike, hetimeve dhe dënimit të akteve të dhunshme, jepen ngjarjet e 17 marsit në veri të Mitrovicës, kur serbët okupuan objektet e gjykatave dhe më vonë erdhi deri tek vrasja e një ushtari të Kforit dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve.

"Sistemi penal në Kosovë është rrënuar. Ekziston domosdoshmëria e fuqizimit të tij, që nënkupton angazhimin dhe përkushtimin e plotë të autoriteteve të BE", thotë drejtorja e kësaj organizate për Evropë dhe Azi, Holly Cartner.

Në raprot megjithatë thuhet e ka pasur përparime të vogla në eliminimin e disa prej mangësive më të rëndësishme, siç janë: mungesa e ndihmës adekutate policore të organeve të hetuesisë dhe prokurorisë dhe koordinimi i dobtë i sistemeve ndërkobmëtare dhe vendore. Ndërkohë që sistemi elektronik i të dhënave ende nuk punon, përkundër investimit të miliona evrove.

Një prej problemeve më të mëdha është mbrojtja e dëshmitarëve në rastet më të rënda të kriminalitetit të organizuar, krimeve të luftës dhe sulmeve ndaj minoriteteve.

Organizata konstaton se për këtë arsye, shumë dëshmitarë nuk duan të dëshmojnë.

"Kosovës i mungon sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve, ndërkohë që gjykatësi gjykatësit dhe prokurorët shpesh nuk kërkojnë këto masa. Mbrojtja më e mirë e dëshmitarëve do të bëhej jashtë Kosovës", sugjerohet në raport, por më tej shpjegohet se "shtetet evropiane dhe SHBA nuk janë të gatshme t'i pranojnë këta dëshmitarë, ose të ndihmojnë në sistemimin e tyre jasht Kosovës." 

Ndër problemet tjera që përmenden është mungesa e mbikçyrjes ndërkombëtare të punës së gjykatësve, prokurorëve dhe policëve, mungesa e transparencës dhe efikasitetit të punës. E gjitha kjo mund të ndikojë në rritjen e akteve të dhunshme dhe veprave penale, thuhet në raport, ku Qeverisë dhe misionit të BE i jepen edhe sugjerime konkrete si mund të përballen më lehtë me këto sfida.