Horst Këhler nxit dialogun Afrikë-Evropë | Politika | DW | 08.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Horst Këhler nxit dialogun Afrikë-Evropë

Presidenti gjerman, Horst Köhler nis këtë javë vizitën e tij të tretë në Afrikë. Kësaj here do të vizitojë Ganën, e cila konsiderohet një lloj nxënësi i dalluar ndër vendet e Afrikës.

Horst Këhler, presidenti gjerman

Horst Këhler, presidenti gjerman

Që në kohën kur ishte shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar, presidenti Horst Këhler e kishte lavdëruar presidentin e Ganës, Xhon Kufuor, për reformat ekonomike dhe politike në vend. Gana është një prej 18 vendeve afrikane, të cilat në vitin 2004 janë kualifikuar për faljen e borxheve, ndaj Bankës botërore dhe FMN-së, që do të thotë se borxhet e përgjithshme janë përgjysmuar. Presidenti gjerman, Horst Këhler llogaritë me reformatorët si Kufuor në Afrikë. Presidenti Köhler thekson se pa një politikë reformatore dhe udhëheqjen demokratike të vendit, vendet e Afrikës nuk mund të kompensojnë prapambetjen ekonomike.

Edhe gjatë vizitës së mëparshme në Afrikë, presidenti gjerman qëndroi në vendet reformatore, në Botsvana, Mozambik dhe Madagaskar. Ndërsa një vit më parë ishte edhe në Benin, Etiopi dhe në Sierra- Leone, e cila edhe më tej vuan nën pasojat e luftës. Presidenti gjerman në Ganë do të zhvillojë edhe takime të nivelit shtetëror. Përveç kësaj, në Akra do të zhvillohet raundi i dytë i iniciativës së presidentit gjerman për partneritetin afrikan.

Sikur edhe në takimin e parë, fjala është për krijimin e kushteve për një dialog të barabartë, sepse një dialog i tillë në relacionin Evropë - Afrikë ende nuk është i mundur. Pas forumit të parë, i cili para më shumë se një viti u zhvillua në Bon, presidenti Këhler ishte shumë i kënaqur: "Për mua është një risi e rëndësishme që për një kohë shumë të shpejtë kemi krijuar një lloj mirëbesimi dhe komunikimi të hapur, ku mund të flitet edhe për kritika. Për mua është risi mënyra e trajtimit këtu të kritikave", u shpreh presidenti, i cili nënvizoi domosdoshmërinë e dialogut mes Afrikës dhe Evropës.

Temat më të rëndësishme të raundit të dytë të dialogut duhet të jenë ruajtja e mjedisit, konfliktet e armatosura, dhuna e përditshme dhe papunësia. Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. Presidenti Këhler është i mendimit se vendet e Afrikës duhet t'i kushtojnë vëmendje të posaçme edhe luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit si edhe tregtisë ilegale me diamantë. Presidenti gjerman deri tani ka hasur në shumë dyer të hapura në Afrikë. Këtë dëshmoi edhe presidenti i Nigerisë, Obasanjo, pas takimit të fundit: "Në fakt, ne kemi një marrëdhënie të mirë për një kohë të gjatë. Mirëpo ne kemi nevojë për një partneritet të vërtetë", pohon ai.

  • Data 08.01.2007
  • Autor Ute Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnS
  • Data 08.01.2007
  • Autor Ute Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnS