Hop në karrierë për Richard Grenell | Bota | DW | 20.02.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Hop në karrierë për Richard Grenell

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin merr së shpejti një post të rëndësishëm në Uashington. Grenell është po ashtu i ngarkuar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti amerikan, Donald Trumpi vlerëson besnikërinë. Nga kjo përfiton edhe Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë- Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan në twitter. "Rick e ka prezantuar vendin tonë shumë mirë dhe gëzohem që do të jetë punoj me të."

Grenell zëvendëson në këtë post, Joseph Meguire. Grenell, anëtar i partisë republikane konsiderohet edhe mbështetës pa rezerva i presidentit Trump, dhe gjithmonë e përmend lidhjen e mirë që ka në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës si ambasador në Gjermani, Grenell zuri kryetitujt e gazetave gjermane me deklarata polarizuese dhe kritikë të ashpër për politikën gjermane, gjë që është e pazakontë për një diplomat.Drejtori i shërbimeve sekrete, DNI, të cilën do ta marrë Grenell ka si detyrë të koordinojë punën e shërbimeve sekrete. Këtë detyrë, sipas zëdhënësit të Richard Grenell, ai do ta mbajë detyrën e re për një periudhë të kufizuar kohe, dhe se do të vazhdojë të jetë ambasador në Berlin dhe i dërguar i posaçëm për Kosovën.

Vitin e kaluar, Grenell u emërua nga presidenti Trump si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Së fundmi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (14-16.02)me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq.

 

 

la/ml/mak (dpa, rtr)