1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hollanda zgjat mandatin e trupave në Afganistan

1 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVSH
Sipas vullnetit të qeverisë, trupat hollandeze do të qëndrojnë në jug të Afganistanit deri në vitin 2010. Kryeministri Zhan Peter Balkenende (Jan Peter Balkenende) tha se është zgjatur për dy vjet mandati për stacionimin e trupave nën komandën e NATO-s në provincën Uruzgan. Miratimi i këtij vendimi nga ana e parlamentit konisderohet të jetë më se i sigurtë. Megjithatë është planifikuar që numri i ushtarëve hollandezë në Afganistan të pakësohet nga 1600 sa ka aktualisht në 1300. Deri tani në Afganistan kanë humbur jetën 12 ushtarë hollandezë, gjashtë prej tyre gjatë luftimeve.