Holandë: Ekipe të përziera futbolli | Evropa | DW | 15.05.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Holandë: Ekipe të përziera futbolli

Federata Holandeze e Futbollit vendosi të lejojë ekipe të përziera me femra dhe meshkuj në kategorinë e ekipeve amatore.

Shoqata Holandeze e Futbollit e quajti këtë vendim një "moment historik" me të cilin dëshiron që vajzat dhe gratë të kenë një vend në peizazhin e futbollit.

Deri tani në Holandë ekipet e përziera lejoheshin vetëm për të rinjtë dhe të moshuarit.

Niederlande Menaldum | Niederländische Fußballerin | Ellen Fokkema

Ellen Fokkema me tre nga futbollistët e ekipit të saj nga Melandum

Në sezonin e fundit u zhvillua një provë me një ekip të përzierë. 19-vjeçarja, Ellen Fokkema, ishte gruaja e parë që luajti në ekipin e parë të meshkujve të një klubi amator.

Ekipet e përziera janë një hap i mëtejshë jo vetëm për barazinë gjinore por edhe që ky sport të bëhet më përfshirës.