1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Heshtja elokuente e Hillary Clintonit

Pandeli Pani11 Qershor 2014

Ish-zonja e parë ka shumë për të treguar në autobiografinë e saj të botuar kohët e fundit.

https://p.dw.com/p/1CGdG
Hillary ClintonFotografi: picture alliance/AP

Intervista të panumërta, ftesa në talkshow dhe seanca autogramesh në të gjithë vendin: makineria e reklamës për autobiografinë e Hillary Clintonit "Hard choices" që doli në treg të martën (10.06.14) po vepron me intensitet. Ish-sekretarja amerikane e shtetit lejon madje t'i bëhen edhe pyetje për shumë detaje pikante të jetës së saj plot ngjarje - si për aferën ende të paharruar të bashkëshortit të saj me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky ("I uroj asaj gjithë të mirat"), për moshën e saj, 68 vjeçare ("A nuk është e mrekullueshme?") ose problemet e saj financiare pas kohës në Shtëpinë e Bardhë ("Ne jo vetëm kishim falimentuar, por kishim edhe borxhe").

Por për një nga pyetjet më të ngutshme nuk duket se jepet përgjigje as para ekraneve televizive as në libër: Nëse Clinton do të rikandidojë për presidente? Ish-zonja e parë e di se ka shumë që po po vrasin prej javësh mendjen për këtë. "Nëse do të kandidoj për presidente në vitin 2016", kjo është pyetja që dëgjoj më shpesh, shkruan në "Hard Choices". Përgjigja është: Unë ende nuk e kam vendosur." Po ashtu ajo nuk përmend as ndonjë datë se kur mund të pritet një vendim për këtë.

Libri si ofensivë taktike

Por për ekspertët është e qartë. Me këtë libër Hillary Clinton po armatoset sërish për fushatën elektorale për postin e presidentes, sepse përveç kujtimeve nga katër vite si ministre e Jashtme libri përmban edhe shumë mendime rreth zhvillimeve të sotme në botë. Prandaj "New York Times" e quan librin e saj një libër që synon të nxjerrë në pah përvojën e gjerë të Hillary Clinton në politikën e jashtme dhe në çështjet e sigurisë kombëtare. Kurse "Washington Post" e quan këtë libër, një libër fushate.

Biografia e Hillary Clinton, Christiane Oppermann, mendon se edhe pse përgjigjia e pyetjes nëse Hillary Clinton do të kandidojë apo përsëri i ngjan për momenitn leximit të filxhanit, me këtë libër ajo ka bërë një lëvizje të rëndësishme taktike. Hillary Clinton shkruan p.sh. që në fillim të librit të saj se ka bërë një gabim kur në vitin 2002 ishte senatore dhe votoi pro luftës së udhëhequr nga SHBA në Irak. "Unë veprova në mirëbesim dhe në bazë të të dhënave që kisha në dispozicion. Megjithatë isha thjesht gabim." - shkruan ajo duke u përpjekur t'u dalë përpara kundërshtarëve të saj politikë.

Christiane Oppermann Biographin von Hillary Clinton.
Christiane OppermannFotografi: privat

Admirim për Angela Merkel

Në librin e saj Clinton e sulmon qëndrimin e politikës gjermane për Irakun, por ajo flet fjalët më të mira për kancelaren Angela Merkel. "Gjatë kohës sime si ministre e Jadshtme u rrit admirimi im për këto grua të vendosur, të mençur dhe të ndershme, e cila kurrë nuk e fshehte nga unë atë që mendonte," shkruan Clinton. Me Merkelin ajo ishte njohur për herë të parë në vitin 1994, kur ishte për vizitë si në Berlin në krajh të të shoqit, ish-Presidentit Bill Klinton.

Që nga ajo kohë, shkruan Clinton ajo kishte mbajtur kontakt me kancelaren Merkel. Clinton vlerëson qëndrimin e Angela Merkel në krizën e euros dhe thotë se ajo ka një "vendosmëri të palëkundur." Një grua në krye të shtetit të një vendi të madh - sipas mendmit të biografes së Clintonit, Christiane Oppermann, për shprehjen e hapur të kësaj simpatie luan një rol të rëndësishëm edhe fakti që Merkel është femër - sepse në rast se Hillary Clinton do të kandidojë për presidente, fakt që Gjermania drejtohet nga një femër, sigurisht që nuk e dëmton.