1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Herman van Rompyu kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Bekim Shehu / Prishtinë2 Korrik 2013

Presidenti i Këshillit Evropian, vizitoi me 01.07, Serbinë dhe Kosovën. Dy ditë më parë, shefat e shteteve anëtare të BE, dhanë dritën e gjelbër, që Kosova të nisë negociatat për MSA, ndërsa Serbia për anëtarësim në BE.

https://p.dw.com/p/1901F
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy
Fotografi: Reuters

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, tha se në Prishtinë se Bashkimi Evropian pret zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e arritur me 19 prill të këtij viti ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaci dhe Ivica Daciq. Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, po qëndron në Kosovë, pas një vizite që realizoi në Serbi, ku porositi autoritetet në Beograd dhe Prishtinë që ta zbatojnë marrëveshjen.

BE-ja kërkon zbatimin e marrëveshjes

“Jemi të vetëdijshëm se këto arritje ka qenë të mundura vetëm duke ju felenderuar të dyja palëve dhe jam mirënjohës për udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, për përkushtimin e tyre ndaj dialogut, për frymën e tyre të sinqertë dhe konstruktive me të cilën ata kanë punuar”, tha Herman Van Rompuy.

Ai tha se institucionet e Kosovës kanë punuar shumë në përmbushjen e kërkesave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kjo sipas tij, po dëshmohet me rezultate.

“Urime për dialogun e koheve të fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Bashkimi Evropian, posaqërisht Catherine Ashton, ka luajtur një rol thelbësorë dhe dua që publikisht ta përgëzojë edhe kryeministrin Hashim Thaci, sepse u ngrit për t'iu përgjigjur detyrës historike në rrugën drejt pajtimit dhe për një të ardhme të përbashkët paqësore dhe me prosperitet me fqinjët”, tha Herman Van Rompuy. Sipas tij, rezultati i këtij dialogu ishte themeli për të ardhmën e të dyja vendeve.

“E dini tash, duhet të sigurohemi se marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet. Shpreh kënaqësinë për mandatin që iu dha Kosovës për marrëveshjen e stabilizim asocimit. Kjo do t'i mundësojë Kosovës që të nisë dialogun politik me Bashkimin Evropian dhe të arrijë progres me reformat në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, liri dhe siguri, politika ekonomike dhe tregtare”, tha Hermaa Van Ropuy.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, në Prishtinë zhvilloi biseda me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kryetarin e kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe presidenten, Atifete Jahjaga.

Kosova do ta zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministri Hashim Thaci, i cili mbajti konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, tha se të gjitha përgjegjësitë që dalin nga marrëveshja Kosovë-Serbi, qeveria e tij do t'i kryej me kohë.

“arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimn e marrëdhënieve, është një mesazh dhe shembull i mirë për të gjithë rajonin, që fqinjësia e mirë reflekton vetëm pozitivitet dhe të ardhme të sigurt për vendet dhe popujt tanë”, tha kryeministri Thaci.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, viziton Kosovën vetëm dy ditë pas vendimit të shefave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilët me 28.06, i dhanë dritën e gjelbër Komisionit Evropian që të nisë negociatat me Kosovën për marrëveshjen e stabilizim asocimit, e njohur si MSA.