Havier Solana nderohet me çmimin Karl të qytetit të Ahenit | Evropa | DW | 17.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Havier Solana nderohet me çmimin Karl të qytetit të Ahenit

I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Havier Solana u nderua sot me çmimin Karl të qytetit të Ahenit.

default

Përpjekjet e tij për paqe në të gjithë botën dhe angazhimi për BE-në ishin dy momentet që dolën në pah gjatë ceremonisë së Ahenit, ku i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Havier Solana u nderua sot me çmimin Karl të këtij qyteti. 64-vjeçari u nderua me këtë çmim për punën e tij shumëvjeçare, por në radhë të parë për përpjekjet e tij për paqen në Ballkan dhe zgjerimin e BE-së drejt Lindjes.

Solana ka dhënë në postin e tij si kryediplomat i BE-së urdhërin për 14 misione civile dhe ushtarake duke penguar në këtë mënyrë luftra. Solana u tha në fjalën e rastit eshte arkitekt i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

Me shumë mundim dhe me shumë gëzim Solana shprehu në gjermanisht falenderimin e tij për nderimin me këtë çmim:

'Jam shumë i gëzuar që jam sërish në Gjermani. Gjermania ka kohë që nuk është më një vend i huaj për mua. Unë jam këtu mes miqsh dhe jam shumë i prekur që miqësia jonë e gjatë vuloset sot edhe me çmimin Karl."

Solana premtoi se do të vazhdojë të angazhohet për Evropën. Sinjali që u dërgua nga Aheni, është që Solana të emërohet sa më shpejt MPJ i BE-së.

  • Data 17.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar84
  • Data 17.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar84