Havier Solana: Maturi tani që ″udhëtimit″ të Kosovës drejt statusit po i vjen fundi | Ballkani | DW | 15.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Havier Solana: Maturi tani që "udhëtimit" të Kosovës drejt statusit po i vjen fundi

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu takohet në Bruksel me shefin e diplomacisë europiane Havier Solana

Havier Solana

Havier Solana

Situata delikate në Kosovë, tani që po afron me shpejtësi përcaktimi i statusit të saj duket se është edhe qëllimi i vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në institucionet euroatlantike në Bruksel. Sot paradite ai u takua me shefin e diplomacisë europiane Havier Solanën. Edhe Solana e vuri theksin pikërisht në situatën vendimtare në të cilën ka hyrë zgjidhja e çështjes së Kosovës sot. "Udhëtimi po mbërrin drejt fundit të tij, prandaj sot nevojitet më shumë se kurrë përgjegjësi dhe qetësi" bëri thirrje zyrtari i lartë i BE-së.

Ai theksoi se gjatë vizitës së para disa ditëve që ai zhvilloi në Uashington u takua dhe bisedoi për Kosovën si me udhëheqësit amerikanë, por po ashtu dhe me ata të OKB –së. BE-ja, shtoi ai është pjesë e rëndësishme e negociatave dhe po punon bashkarisht dhe në harmoni të plotë me SHBA, OKB-në dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë për këtë çështje. Bashkimi Europian do të vazhdojë të angazhohet edhe më fuqishëm në Kosovë, pas përcaktimit të statusit në interes të saj si dhe të mbarë rajonin.

Interes të veçantë ka shkatuar në Bruksel edhe propozimi për rifillimin e negociatave Prishtinë – Beograd pas paraqitjes së propozimit të Ahtisarit. Shefi i diplomacisë europiane deklaroi se nuk ishte përgjegjësia e tij që të propozojë rifillimin apo jo të bisedimeve. Kjo varet nga presidenti Ahtisari dhe i takon atij të përcaktojë dobinë e rifillimit apo jo të negociatave për të zgjidhur problemin – deklaroi Solana. Nga ana e tij presidenti i Kosovës Sejdiu deklaroi se institucionet kosovare janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Ahtisarin dhe bashkësinë ndërkombëtare, por me të tjerë ofertat janë ezauruar.

Ai shprehu shpresën se me reolutën e re që pritet të aprovojë OKB-ja, e cila do të anullojë rezolutën e tanishme 1244 do të flitet për një prani të lehtë ndërkombëtare dhe ushtarake në Kosovë.

Sot pasdite presidenti Sejdiu do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer si dhe me komisionerin përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn.

  • Data 15.01.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZk
  • Data 15.01.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZk
Reklamë