Hashim Thaçi takohet në Bruksel me Havier Solanën | Ballkani | DW | 16.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hashim Thaçi takohet në Bruksel me Havier Solanën

Kryetari i PDK-së u shpreh pas takimit se ka krijuar bindjen se Solana dhe BE-ja mbështesin tërësisht propozimin e Ahtisarit për të ardhmen e Kosovës.

Qendra e shtypit, Bruksel

Qendra e shtypit, Bruksel

Entuziast dhe optimist për të ardhmen e Kosovës u tregua Hashim Thaçi pas takimit që ai zhvilloi në Bruksel me shefin e diplomacisë europiane, Havier Solanën. Ai pohoi se ka krijuar bindjen se Solana dhe BE-ja mbështet plotësisht propozimin e Ahtisarit për të ardhmen e Kosovës.

Thaçi u shpreh po ashtu optimist rreth mundësisë së një rezolute të shpejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, edhe pas vonesave apo pengesave që mund të shkaktojë përkohësisht Rusia. Ai deklaroi se shpreson që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të miratojë së shpejti rezolutën e re për Kosovën.


Thaçi shprehu bindjen se edhe Rusia në fund të fundit, pas disa zvarritjeve dhe pengesave, do të bëhet pjesë e vendimit të bashkësisë ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës. Me këtë rast kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës pohoi se gjatë këtij takimi u thelluan dhe u sqaruan shumë gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës.

I pyetur për seksionin shqip të "Dojçe Veles" nëse gjatë bisedimeve të sotme është prekur edhe mundësia e bisedimeve shtesë me Beogradin, Thaçi ndër të tjera u përgjigj duke thënë se Kosova do të bisedojë me të gjitha vendet fqinje të rajonit dhe në këtë kuptim "do të bisedojë në të ardhmen e afërt edhe me Serbinë si dy vende të pavarura".

Nga ana e tij shefi i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana pohoi se ai e priti mikun e tij, Hashim Thaçin në cilësinë e anëtarit të Grupit Negociator për statusin, dhe e përgëzoi atë për punën e mirë të Grupit Negociator duke e porositur njëkohësisht që një qëndrim të tillë ta ruajnë edhe gjatë bisedimeve që do të zhvillohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Njerëzit në Kosovë janë aq të mënçur dhe të pjekur sa për të kuptuar se për çfarë do vendoset këto ditë, prandaj nuk pres rrëmuja atje – nënvizoi me këtë rast kryediplomati europian.

  • Data 16.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXc
  • Data 16.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXc
Reklamë