1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet programi zyrtar i vendeve të G8-ës

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlg
Pjesëmarrësit e samitit të G8-ës në vendin bregdetar të kurimit Heiligendamm kanë nisur me programin e tyre zyrtar të punës. Tema të këshillimeve janë gjendja e ekonomisë botërore, marrëdhëniet midis shteteve të G8-ës dhe vendeve në industrializim e sipër, konflikti i Lindjes së Afërme dhe programi bërthamor iranian. Me gjasa gjatë ditës shtatë kombet më të industrializuara dhe Rusia do të këshillohen për temën më të diskutueshme, mbrojtjen e klimës. Si kryetarja e radhës e G8-ës kancelarja Angela Merkel synon miratimin e objektivave detyruese për uljen e çlirimit të dioksidit të karbonit. Megjithatë SHBA ende nuk duan të japin premtime konkrete. Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso paralajmëroi se samiti duhet të konsiderohet i dështuar nëse SHBA nuk miratojnë shprehimisht marrëveshjen nën ombrellën e OKB për uljen e gazrave të efektit serë.