Hapet pika kufitare në Rafah - Palestinezët festojnë për ″portën e tyre drejt botës″ | FOKUS | DW | 25.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hapet pika kufitare në Rafah - Palestinezët festojnë për "portën e tyre drejt botës"

Dhjetë javë pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës të premten (25.11.´05) palestinezët morrën në dorëzim pikën kufitare Rafah, pikëkalimi më i rëndësishëm kufitar ky me Egjiptin. Për herë të parë qysh pas vitit 1967 1,3 milionë njerëz mund të lëvizin lirisht përgjatë vijës bregdetare pa iu nënshtruar kontrolleve izraelite. Qarkullimi në pikëkalimin kufitar vëzhgohet nga forcat e policisë së BE-së.

Pikëkalimi kufitar Rafah

Pikëkalimi kufitar Rafah

Ata ndonëse nuk kanë shtet, prej kohësh kanë një himn kombëtar. Të premten këtij iu shtua edhe kontrolli ndaj një pike kufitare në kufijtë e jashtëm të palestinezëve, ndonëse ende nuk ka shenja konkrete për shtetin e tyre. Kjo ishte një ditë e madhe për palestinezët në Rripin e Gazës. Duke folur përpara disa qindra të ftuarve të mbledhur në një çadër përpara terminalit, presidenti palestinez Mahmud Abaz e cilësoi pikëkalimin kufitar Rafah si "një portë drejt botës": "Duke nisur nga dita e sotme ne nuk do të shohim më askënd t´i pengohet liria e lëvizjes gjytë hyrje-daljeve dhe askënd që të na diskrimonojë. Duke filluar nga sot ne nuk do te shohim më njerëz që presin në radhë të gjata - që mund të zgjasin edhe me ditë, javë e ndonjëherë edhe me muaj për të kaluar këtë pikë kufitare. Ky pikëkalim kufitar do të jetë i lirë."

Çdo palestinez, që posedon një pasaportë, mund të kalojë kufirin për në Egjipt kur të dojë, tha Abaz, duke premtuar, se nëpunësit palestinezë në këtë pikë do të ndjekin një regjim të fortë. Do të veprohet me vendosmëri kundër kontrabandës me armë ose me drogë. Me këtë Abaz preku pikërsht çështjen që i shqetëson izraelitët:
"Ne duhet ta dimë, se pikëkalimi kufitar është kyç, por çelësi më i rëndësishëm është gjendja e sigurisë. Pa siguri dhe pa stabilitet nuk ka sukses. Çelësi magjik, që na jep gjithçka është ai i sigurisë."

Për Abazin dhe lëvizjen Fatah që ai drejton rihapja e pikës Rafah vjen në një kohë optimale - pak përpara fillimit të luftës elektorale. Në fund të janarit janë zgjedhjet parlamentare. I dërguari i BE-së për Lindjen e Mesme, Mark Ote, që e mori fjalën nënvizoi: "Sot është një ditë e madhe, një ditë gëzimi, z. President. Sepse ky është një hap i madh përpara për lirinë e popullit palestinez, për lirinë e lëvizjes dhe për të qenë i lirë të vizitosh familjen, të shkosh tek mjeku, apo të studiosh jashtë vendit. Që një popul të mudn të jetojë, liria është po aq e rëndësishme sa edhe buka e uji. Liria është një domosdoshmëri për të jetuar."

Ndër të ftuarit bënte pjesë edhe gjermani Shtefan Feler, drejtori i shtabit të policisë së BE-së. Feler është pjesë e një komandojë pararojë të të ahtuquajturit misioni i asistencës kufitare, një mision ky mjaft i rëndësisëshëm jo vetëm për palestinezët por edhe për izraelitët. Qëllimi i tij është të ndihmojë palestinezët për vënien në funksionim të pikëkalimit kufitar: "Besoj, se mund të jemi të kënaqur. Palët janë fokusuar tërësisht për ta vënë në jetë me sukses këtë. Aftësia e palës palestineze për ta zbatuar këtë është e padiskutueshme dhe inkurajuese."

Evropianët do të vëzhgojnë pikën e Rafahut dhe do të garantojnë një rrjedhë normale të funksionimit të saj. Por fjalën e fundit për atë, se kush lejohet ta kalojë kufirin e kanë palestinezët. Kryediplomati i BE-së, Havier Solana, duke folur në Bruksel e vlerësoi këtë si "një hap të rëndësishëm për shtetin e më vonshëm". Me vëzhguesit e vet BE-ja do të kontribuojë në funksionimin e marrëveshjes mes Izraelit dhe autoriteve palestineze, the Solana.

  • Data 25.11.2005
  • Autor Karsten Kyhntop
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhV
  • Data 25.11.2005
  • Autor Karsten Kyhntop
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhV