Hapet për qarkullim ura mbi Ibër | FOKUS | DW | 18.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hapet për qarkullim ura mbi Ibër

Prej orës tetë të mëngjesit sot filloi qarkullimi i liri mbi lumin Ibër, në qytetin e Mitrovicës. Policia e Kosovës kumtoi se në orët e para qarkullimi kaloi pa problem.

Na ishte një herë... koha e gjembave

Na ishte një herë... koha e gjembave

Ura mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës që nga sot, është e lirë për qarkullim 24 orë në ditë, njoftojnë zyrtarë të SHPK-së. Nga ora e tetë e megjesit, sipas zëdhënësit të SHPK-së në Mitrovicë, Sami Mehmeti, veturat kanë filluar të qarkullojnë lirshëm nga të dy anët e qytetit, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur tash e gjashtë vjet që nga përfundimi i luftës.
Zëdhënësi Mehmeti, thotë se mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, janë të vendosur vetëm njësite të SHPK-së, ndërsa, nga aty janë larguar trupat franceze të KFOR-it. Vendimi për të vendosur qarkulimin e lirë mbi këtë urë është marrë muaj më parë nga administrata ndërkombëtare dhe forcat paqeruajtëse. E gjitha kjo në funksion të arritjes së lirisë së lëvizjës për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie etnike. Edhe më herët ura mbi lumin Ibër qe lëshuar për qarkulim të lirë të veturave vetëm nga dy orë në ditë. Mirëpo, pjestarë të komunitetit serb nga pjesa veriore e Mitrovicës, kundërshtuan këtë vendim. Ata organizuan disa protestave dhe sipas zyrtarëve të UNMIK-ut, penguan deri në një masë qarkullimin e lirë. Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se ata janë të vendosur që qarkullimi i lirë në Mitrovicë të vazhdojë, për faktin se në të gjitha pjesët e Kosovës lëvizja e qytetarëve duhet të jetë e lirë. Kjo parashikohet edhe në standardet për Kosovën. Sidoqoftë, liria e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet, sipas zyrtarëve të UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, mund të cilësohet një proces i cili ka pasur sukses në Kosovë.
Ata thonë se në 92 % të teritorit të Kosovës, qytetarët mund të lëvizin lirshëm. Problem akoma mbetet veriu i Kosovës dhe shqetësues mbetet fakti se në këtë pjesë ndikimi tek qytetarët serb i strukturave paralele serbe akoma është shumë i madh. Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e menduar se do të sjellë rezultate është thënë nga institucionet e Kosovës, është shpërbërja e këtyre strukturave paralele nëpërmjet zbatimit të procesit të decentralizimit dhe pse ky projekt është cilësuar si rrezik politik në Kosovë.

  • Data 18.07.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjn
  • Data 18.07.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjn