Hapet dosja e Kolit | Gjermania | DW | 26.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hapet dosja e Kolit

Për katër vjet me radhë, çështja e hapjes se dosjeve kalloi nëpër gjykata të ndryshme, derisa në vitin 2004 Gjykata e Administratës Federale mori vendim, që publikimi duhet të bëhet, por pa e dëmtuar figurën historike të Kolit. Nga gjithsej 7 000 faqe material, që agjentët e Shtazit kanë mbledhur për vite me radhë nëpër përgjime telefonatash e bisedash, tani është publikuar një pjesëzë.

Për një kohë të gjatë, ish-kancelari i Gjermanisë, Helmut Kol, u përpoq të pengonte me çdo kusht hapjen dosjes së tij në Shërbimin e Fshehtë të Republikës Demokratike Gjermane (Shtazi).

Për një kohë të gjatë, ish-kancelari i Gjermanisë, Helmut Kol, u përpoq të pengonte me çdo kusht hapjen dosjes së tij në Shërbimin e Fshehtë të Republikës Demokratike Gjermane (Shtazi).

Dy dosje me mbi 1000 faqe, do të ketë të drejtë të shohë publiku i interesuar për ish-kancelarin kristiandemokrat të Gjermanisë, që është përgjuar për vite me radhë nga agjentët e Shtazit. Gazetarë dhe shkencëtarë të shumtë kanë shtruar kërkesat që në vitin 2000 për të parë dosjen e ish/kreut të qeverisë gjermane, në kohën para gjatë dhe mbas bashkimit. Drejtoresha e Entit që ruan dokumentat e Stazit, Mariane Birtler, ish aktiviste për të drejtat e njeriut në RDGJ dhe një nga përfaqësueset kryesore të idesë së hapjes së dosjeve, është më në fund e kënaqur. Këmbëngulja e saj pati sukses:

"Ndjehem e çliruar për atë, që shumë të interesuar do të kenë në dorë dokumentat që kanë katër vjet që po i presin. Gëzohem edhe për faktin, që arritëm të mënjanonim një tjetër proçes gjyqësor."

Këto dy dosje i ka parë më parë ish/kancelari 74 vjeçar. Në fillim ky ka shprehur rezerva lidhur me elementë të caktuara të tyre. Por më vonë është tërhequr duke dhënë kështu dritën e gjelbër për publikun. Sipas vendimit të Gjykatës së Administratës Federale, hapja e dosjeve nuk duhet të lëndonte kurrsesi personalitetin e Helmut Kolit. Në këtë mënyrë instanca më e lartë e Gjykatës Administrative në Gjermani donte të forconte të drejtat e figurave historike. Prandaj edhe pasazhe përgjimesh nga biseda private në shtëpi, apo nëpër telefona, nuk janë bërë publike. Numri i dokumentave të dhëna për publikim është relativisht i ulët, ndërsa ai i rreshtave të bëra me të zezë është i madh. Birtler sqaron, se qëllimi i hapjes së dosjeve është përpunimi i së kaluarës së Shtazit:

"Ata që duant t’i shfrytëzojnë këto dokumenta për të kuptuar veprimtarinë e bashëpuntorëve të sigurimit, do të gjejnë një sërë informatash interesante. Ndërsa, kush mendon se mund të gjej ndonjë të dhënë për veprimtarinë e kancelarit Kol, ndoshta do të zhgënjehet."

Kështu për shembull, ajo që u interson shumë gazetarëve gjermanë, është diçka e re lidhur me aferën e kontove ilegale të Unionit Kristiandemokrat. Ishte pikërisht kjo aferë, që doli në dritë në vitin 1999, e që solli Angela Merkelin në postin e kryetares së Partisë. Nuk dihet ende, në se në këto dosje thuhen emrat e donatorëve të partisë, që deri tani Kol nuk ka pranuar t’i kallëzojë. Ata që i kanë parë tashmë dosjet, thonë se nuk informacionet nuk janë spektakolare. Kështu për shembull, ne to gjen një raport për një vizitë që Koli ka bërë në RDGJ megjithëse edhe emrat e antarëve të delegacionit janë fshirë me të zezë.

  • Data 26.03.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4G
  • Data 26.03.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4G