1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet dega e parë për mësues të fesë islame në universite gjermane

Peter Philipp27 Korrik 2004

Ndonëse në Gjermani jetojnë rreth 3,2 milionë myslimanë, ende nuk ka shkolla gjermane në të cilat jepet mësim lënda e islamit, por vetëm disa modele në disa lande. Tani në universitetin e Münsterit do të hapet një degë e re. Aty do të arsimohen mësuesit e ardhshëm të fesë së islamit për nxënësit e shkollave publike.

https://p.dw.com/p/Ar68
Së shpejti feja islame do të mësohet edhe nëpër shkolla publike
Së shpejti feja islame do të mësohet edhe nëpër shkolla publikeFotografi: AP

Feja islamike është kthyer në fenë e dytë më të madhe në Gjermani. Rreth 3,2 milionë myslimanë jetojnë këtu duke u kthyer automatikisht në qëndër të debateve publike. Debate këto që fillojnë nga frika ndaj terrorit mysliman dhe dëshira për një integrim më të mirë të myslimanëve. Në qëndër të këtyre debateve është tema e mësimit të fesë islame.

Liria e fesë u jep të drejtëm myslimanëve që ta studiojnë fenë e tyre. Deri tani mësimi jepej vetëm në të ashtuquajturat shkollat e Koranit. Kërkesat për dhënien e mësimit edhe nëpër shkolla publike nuk mund të plotësoheshin dot, sepse mungonte personeli i aftë mësimdhënës.

Pikërisht kjo do të ndryshohet tani: Universiteti i Münsterit do të krijojë "Qëndrën për Studime Fetare" ku do të arsimohen mësues për lëndën e fesë myslimane. Profesori Muhamed Sven Kalish, i cili është një shkenctar i fesë myslimane do ta drejtojë këtë qëndër. Ai mendon se me punën e tij do të mund të influencojë pozitivisht integrimin e besimtarëve myslimanë në shoqërinë gjermane:

"Për ne ka shumë rëndësi që mësimi do të jepet në gjuhën gjermane. Unë nuk kam gjë kundër mësimdhënies në gjuhën turke. Përkundrazi, turqishtja është një gjuhë e mrekullueshme dhe unë e zotëroj shumë mirë. Por nëse dëshirojmë që feja islamike të kthehet në një pjesë të Republikës Federale Gjermane, atëherë myslimanët duhet ta mësojnë fenë e tyre në gjuhën gjermane, në mënyrë që të mund të integrohen më mirë në shoqërinë e këtushme. Aryseja tjetër është se ne shpresojmë se duke arsimuar këtu në mënyrë shkëncëtare mësuesit e fesë myslimane si teologë, do të mund ti luftojmë më mirë tendencat ekstremiste" - thotë profesori Kalish.


Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë ide inovative. Sidomos grupimet konservative dhe ato antishtetërore nuk janë dakord me këtë zgjidhje. Sidoqoftë Qëndra për Studime Fetare e universitetit të Münsterit pranon vetëm studentë që janë dakord me parimet e kushtetutës gjermane. Kalish ngul këmbë për këtë duke thënë se është e vetmja mënyrë.

Kurset për arsimimin e mësuesve të fesë islamike do të fillojnë për herë të parë në tetor të këtij viti. Kusht për pjesëmarrjen në të
është kualifikimi si mësues ose një lëndë e ngjashme studimi. Sigurisht që pjesëmarrësit duhet të jenë myslimanë. Por ende nuk
është e qartë se si do të organizohet më vonë dhënia e mësimit nëpër shkollat fillore. Por Kalish thtoë se kjo nuk është detyra e tij:


"Ende nuk dihet se kur do të fillojë zyrtarisht dhënia e mësimit të fesë islamike nëpër shkolla sipas parimeve të kushtetutës. Për këtë po diskutohet nëpër ministritë e arsimit të landeve të ndryshme. Por në landin e Nordrein Vestfalen eksziston një degë e quajtur "mësimi i fesë islamike", kështu që ata që mbarojnë kursin tonë, mund të punojnë aty më pas."


Pyetjes se si do të reagonte nëse një studente hyn me perçe në kursin e tij, kakish i përgjigjet se ai nuk ka asgjë kundër perçes dhe se nuk e sheh atë si një shprehje të ekstremizmit. Por ai nuk do të mund ti jepte ndonjë garanci kësaj studenteje se më vonë do të mund të punojë si mësuese në shkolla shtetërore. Por Kalish thotë se do të luftojë për më shumë liberalizim publik përsa i përket cështjes së perçes.