Hap vigani në Afrikë | Bota | DW | 21.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hap vigani në Afrikë

Telefonia mobile sjell në Afrikë punësim dhe të ardhura

default

Në Afrikë mungon gjithçka, edhe lidhjet telefonike. Por falë ndihmës gjermane për zhvillimin kontinenti ka kapercyer një shkallë të tërë teknologjie duke mos investuar në rrjetet e lidhura me kabel, por më mirë menjëherë në telefoninë mobile, me rezultatin që Afrika është kontinenti i parë, i cili sot ka më shumë telefona mobilë, sesa lidhje të telefonisë fikse.Për shumë njerez në hemisferen veriore celulari shpesh nuk është më shumë se sa një lodër, me të cilin fotografohet, apo dergohen mesazhe, një simbol i mirëqënies për fëmijët e përkëdhelur evropianë dhe amerikanoveriorë. Megjithatë shoqata gjermane e investimit dhe zhvillimit (DEG) ka financuar që prej 1999 gjashtë projekte telekomunikacioni në Afrikë me gjithsej më shumë se 80 milionë euro, nder ta tjera në Nigeri, Tanzani dhe Ugandë.
Nga kjo ka përfituar psh sipërmarrja afrikane Celtel International, e cila sot ka rrjetin më të madh të telefonisë mobile dhe arrin 30% të popullsisë të kontinentit, në 13 vende, nder ta në Malawi, Burkina Faso, Ugandë, Kenia, Sierra Leone dhe Gabun. Kështu kontinenti ka kursyer investimet e medha për zgjerimin e rrjetit të telefonisë fikse. Por çfarë duhen simbolet e mirëqënies evropiane në Afrikë? Një celular ka në Afrikë një kuptim dhe rol krejt tjetër, thotë Mathias Goulnik, menegjer i projektit DEG:
"Nga ana e politikës ekonomike kjo sherben për t´u ndihmuar njërëzve në Afrikë që të komunikojnë. Kjo ka efekte sociale, përmirësimin e kushteve të jetesës, por në të njëjtën kohë edhe efekte pozitive për ekonominë, për tregtarët e vegjel, të cilët në këtë mënyrë mund të krijojnë të ardhura, pra efekte direkte dhe indirekte në të ardhurat, në këtë mënyrë shumë prej atyre që bëjnë bisnese të vogla ndihmohen të fitojnë para."
Në fakt në Afrikë askush nuk mund të kete një handy të vetin, por disa biseda në muaj mund t´i paguajë secili. Të telefonosh në celular i sherben bisnesit, kështu porositen mallra, pyetet për çmimet në tregjet perreth, caktohen termine. Celulari sherben në rast nevoje për të thirrur një mjek dhe për të lajmeruar spitalin më të afërt. Dhenia me qira e telefonave mobile, shitja e kartave dhe e pajisjeve telefonike ka hapur mijera vende të reja pune dhe ka krijuar fitime. Përveç kesaj rrjetet si Celtel përmes pagesave për taksat dhe licencat kontribuojnë në shtimin e të ardhurave të shtetit.
DEG financon e ngarkuar nga ministria e zhvillimit investimet e sipermarrjeve private në vendet në zhvillim dhe reformim. Në vitin 2001 ajo ka marrë pjesë për herë të parë në Celtel dhe ne vitin 2004 e dyfishura pjesen e vet në sipermarrje, e cila nderkohe ka fitime të mëdha.
Për kritikë të politikës së zhvillimit kjo ka një shije të keqe. Përse të japesh paratë e taksave për investime, që mund t´i bënin edhe investorë privatë si telekomet evropiane. Mathias Goulnik thotë:
"Besoj se telekomet e Evropës kanë akoma frikë nga rreziku i vendeve si Afrika. Besoj se zhvillimi ekonomik i Celtelit ka deshmuar, se ia vlen të investosh në projekte të tilla. Ajo që për fat të keq përjetojmë është se koncernet e medha largohen nga Afrika dhe fokusohen në Evropë. Por shpresoj, se Celtel është shembull, se ia vlen të investosh në projekte të tilla teknologjie në Afrikë dhe që keto mund të jenë me të vertetë të suksesshme."

  • Data 21.07.2005
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOc
  • Data 21.07.2005
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOc
Reklamë