Hap i rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë | Bota | DW | 19.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hap i rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë

Presidenti afgan Karsai hap parlamentin e ri

Parlamenti afgan ne Kabul

Parlamenti afgan ne Kabul

Parlamenti afgan është mbledhur sot për herë të parë prej më shumë se 30 vjetësh. Deputetët bënë betimin para presidentit Hamid Karsai. Ata u betuan se do të respektojnë fenë islame, kushtetutën dhe ligjet e vendit. Karsai e quajti seancën e parë të parlamentit një hap të rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë. Seanca e parë e deputetëve të kujtonte më shumë një mbledhje të krerëve të fisit, se sa një hapje të parlamentit. Shumë deputetë ishin mbështjellë me guna shumëngjyrëshe, të tjerë kishin veshur kostume me turban, apo kapuçë prej gëzofi. Hyrjet ishin të ruajtura mirë, mbi çatinë e ndertesës vërtiteshin helikopterë ushtarakë. Përvec 249 anëtarëve të dhomës së poshtme në hapjen festive të parlamentit merrnin pjesë edhe 102 përfaqësues të dhomës së sipërme. I ftuar nderi zv-presidenti amerikan Dik Cheney.
Pasi deputetët e rinj bënë betimin mbi kushtetutën presidenti afgan Hamid Karsai hipi në pultin e oratorit. Ky kunvend tregon, se Afganistani është përsëri i bashkuar, deklaroi ai me krenari. Kjo seancë e parë e parlamentit është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë. Nën këtë çati mund të diskutohen të gjitha problemet e vendit. Me këtë Karsai ceku luftën e përgjakshme të viteve 90, kur shefët e milicëve dhe udhëheqësit rajonalë luftonin kundër njëri-tjetrit, dhe pjesë të tëra të vendit ishin të shkretuara.
Megjithatë nuk është e sigurtë, që apeli i Karsait për pajtim hasi në aprovimin e të gjithë deputetëve. Sepse shumë nga këta shefë të milicëve dhe udheheqes krahinash ndodheshin në sallën e madhe të ndertesës së parlamentit si deputetë të zgjedhur. Disa prej tyre akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfshirje në tregtinë me drogën. Karsai që para senacës së parë të parlamentit i mori në mbrojtje këta deputetë. Ata janë përcaktuar me votim të lirë, prandaj kanë edhe të drejtë, të ulen si deputetë në parlament.
Por ky siç duket nuk është shkaku i vetëm për solidaritetit të Karsait me shefat e milicëve dhe me udhëheqësit krahinorë. Sepse edhe ai varet nga ndihma e tyre, shumë prej tyre kanë një numër të madh përkrahësish në provincat nga vijnë. Kështu Karsai para disa ditësh i bëri një vend në kryesi ish udheheqesit famëkeq të aleancës së veriut, Fahim. Dy të tretat e anëtarëve të dhomës së lartë u zgjodhën nga parlamentet e provincave, një të tretën mund ta përcaktonte Karsai. Fahim konsiderohet si një nga njerëzit me influencë në kryeqytetin Kabul.
Shumica e deputetëve të sapozgjedhur nuk kanë akoma përvojë me rregullat e lojës së punës parlamentare. Në javën e kaluar ata patën për herë të parë mundësi, që të krijojnë një përshtypje. Këtu bënte pjesë edhe një vizitë nëpër ndertesën e parlamentit, të saporiparuar. Gjatë luftës civile ajo ishte dëmtuar aq shumë, saqë kishin mbetur vetëm muret kryesore.
Se çfarë ndikimi do të ushtrojë deputetet, nuk dihet ende. Themelimi i partive ka qenë deri tani i ndaluar, deputetet janë zgjedhur si kandidatë të pavarur. Edhe se çfarë roli do të luajë dhoma e lartë në procesin e ligjvënies, nuk mund të parashikohet ende. Parimisht ndikimi i dhomës së poshtme dhe asaj të lartë nuk do të jetë shumë i madh. Pushteti kryesor sipas kushtetutës së re afgane ndodhet në duart e presidentit të zgjedhur para një viti Hamid Karsai. Megjithatë atij i duhet mbështetja e parlamentarëve. Ata duhet të aprovojnë anëtaret e kabinetit të tij. Ata Karsai i ka vendosur vetë pas zgjedhjes së tij.
Prova më e rëndësishme për punën e parlamentit të ri do të jetë, nëse deputetët do të arrijnë të përmirësojnë gjendjen e sigurisë në Afganistan. Se sa e tensionuar është kjo, u bë e qartë pak para hapjes së parlamentit. Në lindje të vendit u vranë tre policë afgane nga pjesetarë të milicëve talibanë islamistë radikalë.

  • Data 19.12.2005
  • Autor Joachim Hagen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMt
  • Data 19.12.2005
  • Autor Joachim Hagen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMt
Reklamë