1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250309 Camp David 30

26 Mars 2009

30 vjet më parë u nënshkrua Marrëveshja Camp David. Kjo marrëveshje ka qenë një hap i rëndësishëm dhe baza e gjithë hapave të tjerë në procesin e paqes.

https://p.dw.com/p/HKJi
Presidenti egjiptian Anwar Sadat, ai amerikan Jimmy Carter dhe kryeministri izraelit, Menachem Begin sapo kanë nënshkruar marrëveshjen Egjipt - Izrael, 26 mars 1979.
Presidenti egjiptian Anwar Sadat, ai amerikan Jimmy Carter dhe kryeministri izraelit, Menachem Begin në Shtëpinë e Bardhë, sapo kanë nënshkruar marrëveshjen Egjipt - Izrael, 26 mars 1979.Fotografi: AP

Shitësit e një dyqani në Uashington nuk dinë asgjë për datën 26 mars 1979, nuk dinë ku ndodhet Jeruzalemi ose Kairo madje as Lindja e Afërme, ndërkohë kur tre blloqe më tutje para Shtëpisë së Bardhë nënshkruhej një marrëveshje historike.

Presidenti i SHBA-së Jimmy Carter, Presidenti egjiptian Anvar es-Sadat dhe kryeministri izraelit Menahem Begin, nënshkruan marrëveshjen paqësore të Camp David-it mes Egjiptit dhe Izraelit. Kjo ishte dhe marrëveshja e parë e paqes mes Izraelit dhe një vendi arab. Kjo ka qenë edhe marrëveshja më e madhe dhe më e rëndësishme: „Kryetarët e dy shteteve të mëdha, të mëdha edhe për nga historia e kombeve të tyre, Presidenti Anvar el-Sadat dhe Kryeministri Menahaem Begin, e drejtuan këtë fushatë me guximin, këmbënguljen dhe përkushtimin e një gjenerali, që dërgon njerëzit dhe armët në betejë."

Presidenti Sadat kishte deklaruar papritur dy vjet para nënshkrimit të marrëveshjes, se ishte i gatshëm të shkonte "deri në fund të botës madje deri në knesetin (parlamentin) izraelit për të arritur paqen në rajon. Në Izrael, dhe jo vetëm aty, ishin shuar shpresat pas zgjedhjes së Menahem Beginit, një nacionalisti. Begin ftoi Sadatit dhe ky shkoi për bisedime në Jeruzalem. Bisedimet intensive për paqen çuan më në fund në Marrëveshjen Camp David, një vit më vonë.

Menachem Begin dhe Anwar el Sadat në Camp David / Maryland. 1978
Menachem Begin dhe Anwar el Sadat në Camp David / Maryland. 1978Fotografi: dpa

Politikanë nga e gjithë bota ishin prezent, kur para Shtëpisë së Bardhë u nënshkrua paqja. Mungonin vetëm përfaqësuesit e botës arabe, para së gjithash, palestienzët. Ata ishin kundër marrëveshjes, që e gjykuan si paqe ndarëse, dhe bojkotuan Presidentin Sadat të Egjiptit, i cili nuk u zmbraps: “Populli i Egjiptit, me trashëgiminë e tij të madhe dhe historinë e veçantë kuptoi që në fillim rëndësinë dhe vlerat e këtij aksioni."

Për Sadatin marrëveshja nuk ishte marrëveshje ndarëse, ajo duhet t`i sillte zgjidhjen e dëshiruar palestinezëve. Kështu marrëveshja parashikonte autonominë me afat të kufizuar të palestinezëve, si fazë kalimtare në rrugën për ngritjen e shtetit të tyre. Për shkak të mospranimit të marrëveshjes, nga këto plane nuk u realizua asnjë. 14 vjet më vonë palestinezët treguan se ishin të gatshëm që në Oslo, të binin dakord me Izraelin për të njëjtat plane.

Për palën izraelite marrëveshja u nënshkrua nga Menachem Begin, kryetari i Partisë nacionaliste "Herut", e cila u kthye më vonë në Bllokun Likud të Ariel Sharonit dhe Benjamin Netanjahut: “Unë vij nga Izraeli, vendi i Zionit dhe Jeruzalemi dhe ndodhem këtu i përulur dhe krenari, si bir i popullit hebre, si pjesë e brezit të Holokaustit“.

Por ai dhe pasardhësit e tij më vonë vendosën që të sabotojnë gjithçka nga marrëveshja. Për këtë arsye qysh atëherë, vetëm Jordania ka ndjekur shembullin e Egjiptit dhe ka vendosur paqe me Izraelin.

Autor: Petër Filip / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama