1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Handke ka takuar Karaxhiçin, para se ai të arratisej

29 Tetor 2010

Këtë e shkruan për 67 vjeçarin Handke filologu gjerman Malte Herwig në biografinë e tij "Mjeshtër i errësimit" (DVA, Mynih). Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shtyp një pjesë nga ky libër në numrin e saj të sotëm

https://p.dw.com/p/PtV2
Autori Peter HandkeFotografi: picture-alliance/ dpa

Shkrimtari Peter Handke, në bazë të një biografie të re për udhëheqësin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, e ka takuar këtë të fundit pak para arratisë së tij gati dymbëdhjetëvjeçare në dhjetor 1996. Në këtë kohë Tribunali i Hagës për Krime lufte kishte nxjerrë urdhër arresti kundër Karaxhiçit.

Niederlande Menschenrechte Radovan Karadzic vor Gericht in Den Haag
Lideri i serbëve të Bosnjës Radovan Karadzic, para tribunalit të HagësFotografi: AP

Vizita te Karaxhiçi kishte qenë për të "shumë e vetëkuptueshme". "Njeriu duhet ta kuptojë historinë", citohet Handke në biografi. "Këtë unë do ta bëja në çdo kohë sërish." Handke shprehu dyshim për informacionet për krimet në ish-Jugosllavi, shkruan Herwig. Poetin e ka interesuar çështja, nëse psikiatri Karaxhic nuk ka qenë vetëm një i dyshuar për krime lufte, por me të vërtetë "Dr. i Çuditshmi", siç e paraqisnin atë mediet.

Karaxhici ndodhet që prej korrikut 2008 në Hollandë në arrest. Ai duhet të përgjigjet para Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet kundër Jugosllavisë për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Shkrimtari austriak Handke ka shkaktuar shpeshherë me deklarata proserbe diskutime të ashpra. Në varrimin e presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në prill 2006 Handke mbajti një fjalim.

Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica