1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hammarberg mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri - Romët kanë mbetur shumë prapa pjesës tjetër të popullsisë

Schmidt, Fabian 24 Qershor 2008

Thomas Hammarberg është Komisar për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës në Strazburg. I ftuar qeveria vitin e kaluar ai ka qenë në Shqipëri për përpilimin e një raporti mbi gjendjen e të drejtave të njeriut.

https://p.dw.com/p/EQ79
Fëmijë romë në ShqipëriFotografi: AP Photo

DW: Po të duhej të zgjidhnit tri çështjet më imediate të të drejtave të njeriut. Cilat do të ishin ato?


Hammarberg: "Besoj, se funksionimi i sistemit juridik është thelbësori në çdo vend. Me rëndësi është të garantohet, që policia punon me eficiencë dhe në asnjë rast policia të mos ushtrojë brutalitet, apo të priret nga korrupsioni. E njëjta gjë vlen edhe për drejtësinë, prokurorët dhe gjykatësit. Nevojitet profesionalitet dhe barriera strikte kundër çdo tendencë korrupsioni. Në Shqipëri ka akoma tendenca korrupsioni në sistemin gjyqësor. Njerëzit e dinë se cila është arsëyeja që rrënohet besimi në sistemin gjyqësor. Ky besim duhet ndërtuar sërish. Pastaj duhet bërë diçka në lidhje me pakicat, sidomos për romët. Romët kanë mbetur shumë prapa pjesës tjetër të popullsisë në të gjithë treguesit: në punësim, me banim, arsimin, shëndet, në pjesëmarrjen në politikë. Atyre u duhet mbështetje, që të arrijnë të njëjtin nivel si pjesa tjetër e popullsisë.


DW: Kjo lidhet edhe me pyetjen e të drejtave të fëmijëve. Çdo vizitori i bie menjëherë në sy, se ekziston një rrjet, që shfrytëzon fëmijët romë për të lypur. Shteti dhe shoqëria qëndrojnë indiferent ndaj një fenomeni të tillë. Ky siç duket nuk konsiderohet aspak si problem. A ka në Shqipëri dy shoqëri paralele, që ekzistojnë larg njëra-tjetrës?


Hammarberg: Ekziston kjo tendencë. është shumë e rëndësishme, që të gjithë fëmijët romë të shkojnë në shkollë. Sepse n.q.s. nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të vazhdojë ky rreth vicioz nga brezi në brez. Vetëm n.q.s. janë në shkollë, dhe mbështeten për të patur rezultate në shkollë, do ta kenë të mundur të intregrohen plotësisht në shoqëri. Shkollimi është pika vendimtare, kur është fjala për garantimin e të drejtave të romëve dhe në Shqipëri duhet bërë më shumë për këtë.


DW: Por kjo nuk do të arrihet dot me mjete represive me policinë. Duhet punuar me familjet e tyre. Shpesh nuk është e qartë në se këto fëmijë kanë familje.


Hammerberg: Por ka rëndësi që të binden prindërit, se është në dobi të fëmijëve romë, që ata të shkojnë në shkollë. Kjo është më mirë edhe për të gjithë bashkësinë rome dhe për të gjithë shoqërinë. Këtu duhet bërë shumë më tepër.